01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ishte e vërtetë, qe targa që thoshte, por, i djersitur nga ecja, mizëria e

turistëve dhe dielli i qershorit, në vetëvete e pata të vështirë t’ia falja talljen,

pasi menjëherë mendova se qe fjala për një makinë të njohur prej tij. I

mësuar me skepticizmin e njerëzve në të tilla raste, nuk e prishi terezinë: u

tregua i gatshëm për të vazhduar lojën. Vetëm kur i gjeti edhe dy targa të

tjera, të përcaktuara tashmë prej meje, u binda për atë që i kalonte caqet e

përvojës njerëzore.

Kur dolëm në një cep nga shihej Tour Eiffel dhe më tregoi një për një se

ç’bëhej në katet, deri në detajet më të imta, nuk kisha më dyshime se truri

më qe pajtuar pak nga pak me realitetin. Më pas e mora vesh se s’e kishte

për gjë të më sqaronte se çfarë ndodhte në zyrat e Prefecture de Police,

Hotel de Ville, apo në dhomat e Shakespeare&Co, biblioteka-librari ku gati

një shekull më parë James Joyce-i po humbiste shikimin, pak nga pak, si një

mënyrë për të kërkuar në poret e kujtesës skutat e vendlindjes, Dublin-it, që

thuhet se mund të rishkruhet nëpër harta vetëm e vetëm prej librit të tij.

Henri, që as ia kishte dëgjuar ndonjëherë emrin Joyce-it, sigurisht do t’ia

hidhte çdo shkrimtari në shpejtësinë e bërjes së hartës së atij qyteti (i cili e

kishte pjesën më të madhe të lavdisë pikërisht prej tyre), mirëpo s’bëhej

fjalë për të çuar gjëra të tilla ndërmend, sepse nuk ishte nga ata njerëz që ka

lexuar ndonjëherë ndonjë libër: faktin që nëpër vendlindjen e tij ka pas

shkelur dikur Eduard Lear-i, ia kanë thënë të tjerët. Nuk është fjala për

ndonjë arsye të rëndomtë, dembelizëm apo gjëra të tjera të këtij lloji, të cilat

mund t’i hasësh në një numër të madh njerëzish, por për një arsye që pa

frikë mund ta quajmë madhore: prej fuqisë depërtuese të shikimit, germat e

faqes së parë i bëheshin lëmsh me ato të faqeve pasardhëse, ndonjëherë

(varësisht nga trashësia e librit) deri në faqen e fundit. Një herë, në shkollë,

tek lexonte diçka për Skënderbeun, kishte interpretuar diçka që më tepër të

kujtonte Robinson Cruzoe-n dhe mësuesi i historisë e ndëshkoi me një

vizore të trashë, duke ia dhënë kokës tri herë. Qysh atëherë kundërshtonte të

ngrihej në mësim, i sigurt se vetëm do të ndëshkohej, dhe, meqë nuk e

kuptuan kurrë mbeti mënjanë, i papërfillur dhe i pavënë re, gjë që, në fakt, i

interesonte, sepse ia doli më në fund të merrte tetëvjeçaren, duke përsëritur

dy vite të vetëm. Sidoqoftë, nuk do të harronte ngatërresën me datën e

themelimit të PKSH, kur pat përmendur vitin 118 pas Krishtit, gjë që

provokoi një maratonë mbledhjesh (zakon i rëndomtë i kohës), derisa e

gjykuan si një fëmijë me të meta mendore dhe u mjaftuan me thyerjen e

notës në sjellje për atë vit.

Duhet vënë në dukje se këto biseda nuk ia nxirrje kur doje ti, për më tepër

mund të ngatërroheshe nga mënyra se si i rreshtonte, pasi ai thoshte atë që i

pëlqente, duke fshehur, ndërkohë, ca gjëra që nuk i interesonte t’i dilnin. Për

difektin e parakrahut të majtë tha se e kishte të lindur, mirëpo dikush që e

351

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!