01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dalë në pah. Studimi nga specialistë të gjuhës perse, iranologë, qofshin

shqiptarë apo të tjerë, apo helenistë të specializuar si të greqishtes së vjetër

bizantine etj. do të na sjellë befasime të reja në lidhje me lartësinë e Naimit

tonë, që e njohim dhe prapë s’e njohim siç duhet. Te Naimi deri më tani

kemi parë krijimet e veçanta dhe kjo shpesh na ka penguar të shohim të

tërën. Kemi parë drurët e veçantë, poema të veçanta, krijime të veçanta dhe

kjo na ka penguar të shohim nga lart Naimin, të tërin, pyllin. Po të shohim

të katër veprat e sipërpërmendura, në total do të vërejmë që Naimi është

mjeshtër i madh i poezisë, që i ka kapërcyer me kohë kornizat kombëtare

me të cilat jemi mësuar ta shohim deri më sot Naimin tonë. Naimi nuk është

vetëm një poet kombëtar i yni. Përmasat në kohën kur jetoi ishin

perandorake, madje ai i kapërceu edhe ato. Studimet më të thella të

krijimtarisë së tij, jo vetëm në shqip, por edhe në gjuhë të huaj dhe zbulimi i

mjeshtërisë artistike duke e krahasuar me poetët e kombeve të tjerë, do të

nxjerrë vlerat e tij si poet me kualitetet e larta të mjeshtërisë së tij në fushën

e poezisë, thellësitë e mendimit naimjan si dhe universin poetik të tij. Naimi

është një poet që s’na takon vetëm ne shqiptarëve, por mbarë botës. Detyra

jonë është që vlerat e tij në rang bote t’ia bëjnë sa më prezente botës. Një

detyrë tjetër e jona është që veprat e tij t’i propagandojmë sa më tepër në

botë, me përkthime dinjitoze dhe të shoqëruara me studime të thella mbi të e

veprën e vet akoma më dinjitoze. Duke ia bërë prezente botës Naimin tonë

me tërë vlerat e tij, kjo do të tërheqë edhe vëmendjen e albanologëve dhe

studiuesve të tjerë nga bota, të cilët do të sjellin prurje të reja për Naimin

tonë.

Tani, le të shohim Naimin e veprat e tij nga një kënd tjetër. Naimi, sikurse

ata kalorësit e mesjetës (e pse jo, edhe vërtet kalorës ishte, edhe fisnik ishte

– L.B.) në fushën e poezisë doli në „sheshin e burrave” dhe i hodhi

opinionit perandorak në fushën e letërsisë, poezisë „dorashkën“ për

dyluftim dhe në të ai doli fitimtar. Para se ai të nisë betejën për të afirmuar

gjuhën shqipe, letërsinë e poezinë e saj, ai e hodhi këtë „dorezë“

kalorësiake, e mati veten dhe afirmoi atë në gjuhët e sprovuara të poezisë si

persishtja etj. Ai punon me plan. Nuk ka asgjë rastësore te Naimi, qoftë në

veprimtarinë e tij të çdo lloji, qoftë në krijimtarinë e tij përfshi edhe atë

poetike. Divani i tij persisht „Ëndërrimet“ (me të cilin e filloi krijimtarinë e

tij; edhe titulli flet për ëndrrat e tij, për të ardhmen e vendit të vet – L.B.)

ishte sfida e parë që i bëri elitës intelektuale osmane. Ai i tregoi asaj se në

horizontin e letrave po vinte një yll i ri, një mjeshtër i poezisë persiane. Ai

deshi të bëjë emër me një kundërshtar të zorshëm, në një fushë luftimi tepër

të vështirë dhe të rrahur me kohë, siç ishte persishtja. Ai deshi të radhitej

qysh në fillim në krah të fituesve dhe fitoi. Studimi i dijetarit J. Karolidhis

për divanin e tij persisht është dëshmi e gjallë për këtë. Autori Naim 11 vjet

më pas do t’i shfaqë mirënjohjen për vlerësimet e tij. Në dyluftim me

252

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!