01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

preferencat e veta për greqishten, pikërisht atë të shkollës fanariote.

Sigurisht, Naimi nga shkolla dinte si greqishten e vjetër ashtu edhe atë të re

(katharevusa). Ndërsa greqishten popullore, sidomos atë të Greqisë Veriore

e Perëndimore, greqishten e ishujve të Jonit, greqishten e Korfuzit, të Epirit

ai e dinte “ujë”, se kaloi 15-20 vjet në vilajetin e Janinës. Plus administrata

osmane në këtë vilajet, veç osmanishtes njihte edhe greqishten dhe në të

dilte edhe gazeta zyrtare e vilajetit jugor shqiptar. Ç’t’i bësh, paradokse të

kohës! Shqipja nuk njihej. Nuk lejohej të shkruhej. Kush guxonte të ngrinte

kokën, ia prisnin. Ndaj, Naimi që e kishte provuar këtë realitet nuk mund të

pajtohej me të. Ai donte që shqipja të shkruhej, të njihej, të zyrtarizohej,

ndaj ai i bën opinionit intelektual perandorak njërën sfidë pas tjetrës, ndaj i

hidhen atij përpara “dorezat” e bardha kalorësiake për beteja, të dukshme e

të padukshme. Mjeshtri në çdo rast tregon zotësinë e lartësinë e vet edhe në

terrenin e “kundërshtarëve” të zot. Ai i njihte më mirë se kushdo tjetër

orekset shoviniste të Athinës dhe familja e tij u qe kundërvënë dhëmb për

dhëmb atyre brez pas brezi. Ndërkohë, Naimi nuk është dritëshkurtër si

kundërshtarët e vet. Nuk i mungon fisnikëria. Ai e di se në gjirin e popullit

grek ka forca të shëndosha që aspirojnë për miqësi, ka qarqe intelektuale e

qeveritare që shikojnë më larg se ambiciet e zakonshme megalideiste.

Pikërisht këtyre i drejtohej në poemën e parë, duke u zgjatur dorën e

miqësisë dhe të bashkëpunimit, të paqes. Ndërsa titulli i poemës së dytë

prapë flet shumë edhe në këtë drejtim, pavarësisht se ç’ka brenda „O eros“

(Dashuria). Pikërisht këtu ai përdor greqishten fanariote të lagjes Fanar

(Fener) në Konstandinopol (në Stamboll), greqishten e dikurshme të

kryeqytetit bizantin, “të mbijetuar” edhe në shekujt e Perandorisë Osmane.

Këtë greqishte për gati 20 vjet ai e përjetoi në Stamboll si ndërmjet rumëve

greqishtfolës (rumët = jo grek, banor i krishterë i Perandorisë Bizantine dhe

më pas Perandorisë Osmane, që fliste gjuhën zyrtare të të krishterëve në

perandori, greqishten). Gjuha e Stambollit, e kryeqytetit, sigurisht ishte më

e përpunuara, më e zgjedhura; ajo përbënte bazën e gjuhës letrare greke në

Bizant e më pas. Ajo flitej në sallonet mondane të aristokracisë fanariote

dhe ishte më e përpunuara, si nga ana gjuhësore letrare, shkencore e fetare

nëpër shekujt e gjatë bizantinë. Po të llogarisim edhe kohën e Perandorisë

Osmane, i bie mbi 1500 vjet. Ajo ishte greqishte më fine dhe Naimi, që jetoi

si midis rumëve të Stambollit, plus pati miq të vyer midis shtresës elitare të

rumëve, plus u mor me letërsinë që botohej në greqisht, në këtë variant

„fanariot“, plus pati në tavolinën e punës në ministri ku punonte si nëpunës i

censurës për greqishten, gazetat në këtë gjuhë të Stambollit, jashtë tij dhe

ato që vinin nga jashtë perandorisë, sidomos nga Greqia, nga Athina. Një

pjesë e mirë e rumëve, (banorëve të krishterë të Stambollit – L.B.) ishin

shqiptarë të krishterë dhe askush në kushtet kur nuk shkruhej shqipja nuk i

konsideronte ata të tillë, por i futnin në kategorinë e „rumëve“, ndiqnin

shkollat greke dhe shkonin në kishat ku meshohej vetëm greqisht. Në

256

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!