01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Se vetë shqiptari lau faqen i pari

Përkundi fëmijët dhe rriti bimët

si përfundim i një diskursi personal me konstatimin se jeta e kombit jepet

dhuratë për historinë, poashtu për vazhdimësinë e k o m b i t.

Kështu vazhdon me Migrenën shqiptare (Njëra pjesë, Pjesa tjetër dhe

Tërësia). Te Paqja kriminale, kemi një diskurs të thellë impersonal. Lënda

poetike e ndarë në tri pjesë, klithë nga brenda prej revoltës, kryengritësisë

dhe besimit:

Dot të ketë po kryeçarë që i vijnë tërthorë oborrit

Të djegur flakë e shkrum deri në pragun e vorrit

Djem që dijnë se liria nuk jipet si një dhuratë

Njohin valën e stuhisë të fshehur në mal të thatë

Se dielli nuk zihet rob as me rrjetë as me shoshë(f. 105)

Me diskursin impersonal te nëncikli Hapësira me topikën e theksuar si

shenjë e jashtme, në poezinë Kosova dhe topologjinë si shenja të brendshme

(Shpirti, Trupi, Zemra dhe Ashti), S. Hamiti, formon harkun e vetë diskursiv

përmes poezisë në tercinë Shqipëria, për ta lënë hapur po këtë hark me

poezinë Çamëria, duke vënë shpresën përfundimtare te poezia Lindja, si një

diskurs i ri krejt inpersonal, tronditës: Me panla të kohës rishmi del shtëpia.

Më bukur zor se thuhet poetikisht.

5. Dalja nga abc

Struktura e fortë e ndërtimit të vargjeve, shumëllojshmëria e tyre dhe stili i

veçantë poetik (autori është i gatshëm të poetizojë çdo gjë në dobi të

poezisë), janë vazhdimësi e poetikës, së përgjithshme të S. Hamitit.

Studjuesi më i mirë deri sot, i poezisë së këtij autori, kritiku Ibrahim

Rogova konstaton sakt: “Elementi me rëndësi në sistemin poetik të S.

Hamitit është dukuria e restrukturacionit, që në fakt është një ndërlidhje

esenciale midis librave të poezisë(...)”(Sistemi poetik i Sabri Hamitit,

studim për “Trungun ilir”).

ABC si libër poetik është një nyje e fortë mes opusit letrar poetik të Hamitit

të para dhe pas kësaj vepre. Kjo nyje paraqet edhe hallkën kryesore lidhëse

në ndërtimin e sistemit të plotë poetik të poezisë hamitiane.

Literatura:

1. Sabri Hamiti: ABC, Rilindja, Prishtinë, 1994

2. Sabri Hamiti: Tringu ilir, Rilindja, Prishtinë, 1983

3. Sabri Hamiti: Tematologjia, ASHA e Kosovës, Prishtinë, 2005

4. Jeronim De Rada: Parimet e estetikës, Globus R., Tiranë, 2003

5. Kujtim M. Shala: Shekulli i letërsisë shqipe, Fatik Konica, Prishtinë, 2006

269

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!