01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

TEKAT E TRANZICIONIT

TOANELE TRANZIŢIEI

BALIL GJINI

Kaínas dhe Abelianë

Vite më parë, në kohën e Tollovisë së Madhe, diku në një katund, kam parë

një pamje të allasojshme: njerëz me lopata e kosore në sup (nja njëzet sosh)

ishin mbledhur rreth një pallati pesëkatësh dhe, duke valëvitur këmishat e

zbërdhylëta, duke ngritur dy gishtat përpjetë, apo makar edhe duke

vërshëllyer, bërtisnin: “Poshtë Krushova!... Poshtë Krushova!...” Sefte, i

çuditur prej pamjes, kujtova se mos kishim të bënim me një grup

revolucinarësh të vonuar, me një grup antirusësh, por jo!... Emri Krushov

dhe Hrushov ishte pothuajse një përkitje rastësore, sepse njerëzit protestonin

kundër banorëve të fshatit Krushovë, të cilët shteti i kishte shpërngulur në

fshatin e tyre dhe iu kishte dhënë apartamente banimi. Protesta, pra bëhej

kundër të huajve, ardhacakëve.

Njëhopshëm e kuptova se bëhej fjalë për një nga urrejtjet më të vjetra në

botë, atë midis Kainit dhe Abelit, i pari bujk (vendali), i dyti blektor

(nomad). Shekuj të tërë kanë kaluar, por pesha e rëndë e tyre s’ ka mundur

t’ i shuajë flakët e zeza të urrejtjes. Ato flakë bredhin nëpër qyngjet dhe

llagëmet e venave të akcilit prej nesh, brenda pusit të errët të subkoshiencës,

dhe sado i rëndë të jetë kapaku i kulturës që rreket ta mbyllë atë pus, ato

flakë përsëri dalin që dalin. Shembulli që sollëm më sipër është njeri sosh.

2.

Historia e Kainit dhe e Abelit, e vendasit dhe e të huajit, është historia e

Tjetrit. Gilles Deleuze ftillon se Tjetri është për ne një faktor i fuqishëm

hutimi, i cili na shkakton pa pushim hararet, ngase na shkëput nga mendimi

intelektual. Ardhja e beftë e Tjetrit hedh një dritë të lëmekur mbi një univers

të tërë objektesh të vendosura në periferitë e largëta të vëmëndjes sonë,

duke qenë i aftë t’ i shndrrojë ata në qendër. Ai e mbush botën me një

zhurmë të gëzueshme. Tjetri është ajo ëmbëlsi përafërish e përngjasimesh,

të cilat na lejojnë të ambientohemi në botë.

434

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!