01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në perëndim, sipas Meri Franko-Lao “krishterimi edhe më tepër i ka

kontribuar gati në tërësi përjashtimit të gruas nga muzika”. Ato nuk kanë

pasur të drejt të marrin pjesë në asnjë ceremoni kishtare dhe nuk ka qenë e

pazakonshme që t`iu ndalohej të luajnë në ndonjë instrument muzikor.

Përkundër porosive të klerikëve fetarë, muzika i ka tërhequr sikurse burrat

po ashtu edhe gratë e mesjetës. Muzika e vështruar si shkencë, së bashku

me arkitekturën përbënte artin e madh evropian. Për zhvillimin e muzikës,

edhe gjatë kësaj periudhe një rol vendimtar kanë luajtur veglat muzikore:

organo, lahuta, lira gjermane, harpa, tromba dhe më pas klavinçeli dhe

padyshim, zëri njerëzor kishte rol të veçantë. 92

Gratë janë paraqitur në shek XIII në veprat e trubadurëve. Kërkuesi

bashkëkohor duhet të hulumtoj me seriozitet esencën e biografive të

meshkujve që të ketë rast që të zbuloj edhe të dhëna, sado të pakta qofshin

ato, për ndonjë “trobairitz”, të cilën e kanë dashur, ose, të cilës i kanë

lakmuar, ose me të cilën kanë konkuruar në “trobar clus”, “ hartuar

artistikisht” stilin hermetik, i cili i ka shënuar më së miri këngëtaret

provansale.

Qysh në vitin 1888 Oscar Schultz – Gora 93 e ka botuar monografinë e tij me

titullin: ”Di provenzalischen dichterinnen” (Këngëtaret provansale), edhe

pse kjo vepër për gratë trubadure ka mbetur, për fat të keq, e papërfunduar.

Në disa nga rreshtat e para të hyrjes në “Femmes Troubadurs”, Meg Bogin

shkroi: “Sa prej nesh kurrë nuk kanë dëgjuar për trubadurët, poetëtkëngëtarë

të mesjetës, nga Franca Jugore? E sa prej nesh, përfshirë

ekspertët, e dinë që kanë ekzistuar gratë trubadure të cilat kanë shkruar

muzikë në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend?”.

Meg Bogin tregon se si e ka pasur vështirë që “të zbuloj të gjitha të dhënat

ekzistuese për gratë trubadure”. Ajo shkroi “Me qëllim që të tjerëve t’ua

kursej tërë punën e depozituar në çdo hulumtim, ua ofroj këtu të gjitha të

dhënat me gjithë detajet e shkëlqyera”.

Në kohën e trubadurëve asgjë nuk ka mbetur nga manastiret të cilat

kryesisht i kanë themeluar gratë, të cilat u kanë lënë gjeneratave të

ardhshme bukur shumë muzikë. Krejt është zhdukur në errësirën e asaj kohe

dhe janë të nevojshme kërkime të pafundshme që të grumbullohen bile disa

pjesë të të dhënave. Hulumtimet e mëtutjeshme të muzikës në manastire do

të ishin shumë me rëndësi për shkak se shumica e murgeshave ishin

këngëtare. Në manastire kultivohej muzika fetare. Dy murgesha të cilat

kanë kontribuar më së shumti në këtë lloj muzike janë Hrosëitha

Gandersheim dhe Hildegarde von Bingen.

Otto Ebel, në parathënien e tij në fjalorin “Dictionnaire bibliographique des

femmes compositeurs de musique”, lidhur me kontributin e grave në

92 JACKUES Le Goff, Mesjeta në zanafillat e identitetit evropian, f.102.

93 O. Schultz-Gora, Die provenzalischen Dichterinnen, Leipzig, 1888.

302

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!