01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ândrra për t'u bërë futbollist i “Lokomotivës” si Fred Filjari apo Tut

Lleshteni - emra krejt të harruar tanimë për të gjithë, veç jo për ty. Ândrra

për t'u bërë shofer i atyre makinave të gjata, që shkonin rrugëve duke

shfryrë e që i quanim "Albánia". Ândrra për të pasur një karrocë me

guzhineta akull të reja, të cilën ti deshe ta zbukuroje me kapakë të verdhë

kavanozash, me lule artificiale, me parapeta meshini, me dy frena dore prej

gome të fortë, një trup druri të marrë në Kantierin Detar, ku në njërën anë të

shkruaje me dorën tënde RENAULT dhe në anën tjetër FIAT, e të

lëshoheshe me të nga pjerrësira e Amfiteatrit që t’i holloi si zmeril gjunjët.

Ândrra për të patur edhe një top të ri, jo gungs, që s’mbante erë këmbësh,

për të ndërruar me njëri-tjetrin pulla, libra dhe “lekë duçe”. Ândrra për të

bërë një maskë me grykë çizmeje e me xham jeshil Kavaje, për t'u zhytur

me të në Baltllat e Currilave e për të parë tjerër botë. Ândrra për të patur

gjeldetin më të madh të lagjes, një kampion dhe jo një "skrruqe" të mbaruar,

siç t'i blinte ty yt atë, Shefkiu, që s’merrte erë nga gjelat, të cilët, pasi i

kishim ushqyer për rreth dy javë duart tona, me shuka, me thelbinj arrash e

brumë ullinjsh që ia hiqnim gojës vjedhurazi nënave, pas dy javësh miqësie

pra, na duhej t’i shihnim se si shkundnin krahët kur etërit apo komshinjtë

tanë, u hiqnin thika të holla në qafë, sikur do i rruanin e jo sikur do i

therrnin dhe ne, jo vetëm që nuk do të dëgjonim më atë skrrruu-skrrru-në e

tyre të pakënaqur, por na duhej edhe t’i hanim gjatë ditëve veleritëse e të

pafundta të Vitit të Ri. Ândrra, kishe ândrra edhe për një çift pëllumbash

“dykaclyt-komlesh”, që ta lëshoje buzë Erzenit, tek “4 Rrugët” e Shijakut

(aty ku muhaxhirët, boshnjakët e ardhur në kohën e mbretit prisnin me orë,

gjersa të ndreqej autobusi tip fisarmonikë që do i sillte për të parë ndeshjen

futbollit në Durrës) e të ktheheshin sërish në ballkonin e shtëpisë, tek

Dyqani i Dyl shkodranit. Ândrra për të patur një kaqol arre të mbushur me

saçme e jo me gurë e për të pasur shokë të shkathët, jo kaqola, nga ata që

nuk i lënë dy gurë bashkë.

Ândrra për t'u sëmurur nga veshkat, sa herë që vinte ora e algjebrës e për t’u

shëruar në orën e punës me dru, ku bënim anije kompesatoje me sharra 5

lekëshe. Ândrra për të punuar gjatë verës me furçë të hollë tek arkeologjiku

e për të nxjerrë dy lek për arançatat e verdha të plazhit. Ândrra për t'u ulur

në bankë jo me nxënësen më të mirë të klasës, Majlindën e Vogël, por me

vajzën më të bukur, Vilmën me dantella në jakë dhe me babin trainer.

Ândrra për këpucë fringo si të Simonit, të cilit për Vit të Ri, ca kushërinj

panjohur, që thuhej se kishin ikur nga Shqipëria fill pas Luftës me

gjermanët, i sillnin pako nga Amerika edhe më e panjohur se kushërinjtë,

bashkë me ca makina me kurdisje që e merrnin vetë kthesën para se të

përplaseshin me murin. Ândrra dhe për pantallona të reja për ditëlindje,jo

dok e xhins Berati, por si të Demirit, të cilin e kishim inat se ishte shitmenc

362

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!