01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

këste e me radhë, një morie hyjnish, kulti i Zamolksit, sipas dijetarit Mirçea

Eliade 5 , forconte në trevat dake monoteizmin, duke krijuar kushtet për

përqafimin e krishterimit, sepse Zamolksi i përshtatej, më fort se tek çdo

hyjni pagane, krishterizimit thuajse të plotë. Për qytetarët e zakonshëm të

Romës, gjithçka që nuk ishte Romë, ishte Syrgjyn. Çdo gjë që nuk ishte e

tashme, e shitshme, e konsumueshme, pushtet, ndere etj, ishte Syrgjyn. Por

kjo s’donte të thoshte se gjithçka që s’ishte Syrgjyn ishte Romë. Shihet

qartë se në kapërthimin e të dyja hapësirave, - perandorake dhe arketipale, -

mbetet gjithmonë një bërthamë e lirë, e papushtuar nga mendja dhe fuqia e

njeriut.

Shartimi i dhimbshëm, apo ligjet e mbijetesës

Në çastin që mund ta quajmë Ovidius, - Ovid jemi të gjithë, shprehet kritiku

Piero Cimatti, jemi ne tek kalojmë nga mospranimi i Yjorit në mospranimin

e sëmundjes së të qënit plangprishës, - Roma dhe Dakia zhvillonin një luftë

të padukshme edhe në rrafsh gjuhësor. Latinishtja, e cilësuar edhe

matematikë, jetoi dhe u imponua për një farë kohe njëlloj sikur të qënkej

ende gjuhë e gjallë. Ajo u harmonizua përsosmërisht me synimet

globalizuese të Perandorisë Romake, por nuk mundi ta pushtonte realitetin e

epërm të hapësirës ballkanike. Sot ajo është një gjuhë e vdekur. Në thelb,

latinishtja ka qënë mbase e para gjuhë informacionale, ndërsa dakishtja del

të ketë qënë një gjuhë ritualesh. Dhe informacional nënkupton rënie të të

iniciuarit. Megjithëse të dhënat shkencore janë të pakta, ekzistenca e gjuhës

së dakëve nuk mund të mohohet. Në mungesë të saj, sipas një logjike të

thjeshtë, latinishtja sovrane nuk kish çfarë të përthithte, ndërsa gjuha

rumune me siguri do të kish qënë krejt e ndryshme nga ç’është sot. Duke iu

referuar ekzistencës së një shkrimi danubian, të zhvilluar njëherazi me

gjuhën e dakëve, hulumtuesi Marco Merlini pohon se fuqia e këtij shkrimi

për t’u lidhur me sferën konceptuese është shumë më e madhe se sa lidhja e

tij me sferën fonetike (…) Një nga veçoritë e shkrimit danubian është

përdorimi i tij në liturgji dhe për të shprehur besime magjike-fetare. Nuk

është përdorur për marrëveshje tregtare, ose për të regjistruar dokumente

administrative, po për të komunikuar me Perëndinë 6 . Dakologu Adrian

Bucurescu është i mendimit se pllakat prej plumbi të qytetit rumun Sinaja, -

që të përmendim një shembull, - janë me siguri geto-dake 7 , sepse

përmbajnë: një alfabet identik me të rumanishtes së vjetër, të quajtur cirilik;

5 Shkrimtar, historian e filozof rumun (Bukuresht 1907-Çikago 1986), specialist i

shquar në historinë e feve dhe në studimin e miteve.

6 Dacia Magazin, nr.22, maj-qershor 2005, Bukuresht, f. 7-8.

7 Geto-dakët janë pjesëtarë të një fisi trak të ngulitur në Dakinë e lashtë.

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!