01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ndërsa në Stamboll s’është çudi që të ketë kaluar në çensurë botime me

vjershat e poetit kombëtar të Greqisë, Dhionisis Sollomosi. Poetët sigurisht

dinë të çmojnë poetët... Naimi, që e kishte greqishten si gjuhën e tij amtare

dhe e dinte në perfeksion, nuk ka si të mos jetë frymëzuar nga muzat greke.

Fakti që ai shkroi edhe në greqisht është dëshmia më e mirë për këtë... Sot,

nga lartësia e 150 vjetëve nga vdekja e Sollomosit dhe mbi 100 vjet nga

vdekja e Frashërit, ne jemi në gjendje të çmojmë më mirë si vlerat e tyre për

kombet respektive edhe mesazhet e tyre për miqësinë e paqen midis

popujve fqinjë e popujve në përgjithësi...

1. Hyrja për abc

MUSTAFË XHEMAILI

Të tjerat vijnë gjithmonë pas abc-së

Sabri Hamiti: ABC, botoi Rilindja, 1998

Është leht të thuash ABC. Po cila është kjo abc-ja dhe e kujt është ajo? E

shkollës, e jetës, e poezisë e amshueshmërisë? Si e ka realizuar poetikisht,

dhe cilat diskurse dhe forma i ka përdorur Hamiti, për të ndërtuar një ABC

poetike.

Në ABC tejshihet diskursi historik e forma letrare: libri poetik dhe uniteti i

tij.

Këtë unitet e ndihmon lidhja e brendshme mes cikleve të cilat përbëjnë

tërësinë e librit poetik duke filluar dhe kaluar nëpër Koha zero, ku gjenden

shenjat dhe regjistri poetik, me toposin, topikën dhe topologjinë; duke gjetur

dhe duke u futur në metaforën Lulet e egra, për të krijuar forcën e figurës,

pastaj për të kaluara te Iliria me diskursin historik, rizbuluar rishmi përmes

topikës por duke përdorur qart diskursin impersonal dhe personal.

2. KOHA ZERO (sistemi i shenjave)

Ta fillojmë leximin e tekstit sepse leximi i tij është thelbësor. Diskursi për

atdheun është i përdorur nga Hamiti me një mjeshtri artistike si rrallë në

poezinë shqipe. Leximin e mirëfilltë na e konkretizon alfabeti poetik i

Atdheut. 36 shkronjat përbëjnë edhe 36 poezi, që këtu na dalin si rrugë,

shtigje, por edhe krajata të njeriut nëpër rrugët e atdheut. Alfabeti për

fëmijët e rritur bëhet edukatë, moral, përjetësi. Në ABC figuracioni poetik

nuk del vetëm si një mjet për poetizimin e jetës, Mbi të gjitha, këtu na del

264

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!