01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nuk E duam Zotin ashtu siç duhet nëse, duke E dashur, nuk dimë Ta bëjmë

të dashur për të tjerët.

Nuk do të gjykohemi e nuk do të ndëshkohemi asnjëherë përveçse nga

Dashuria, në emër të Dashurisë dhe në varësi të dashurisë sonë.

Kur s’ke asgjë për të dhënë, mund të japësh më shumë se gjithçka, një lutje,

dhe çfarë lutjeje!… lutjen e mrekullueshme të të varfërit.

Nëse nuk ke ç’t’i japësh Zotit, jepja turpin e të mospasurit çfarë.

Përunjja që i vendos gjërat në shkallën e Zotit është edhe shkalla që lejon

ngjitjen për tek Zoti.

Sa më tepër të dhurojë dikush nga zemra, aq më pak varfërohet… Sa më

tepër të flijohet, aq më tepër shtohet… O Zot, jepmë atë që duhet të dhuroj,

që të kem nga ku të jap me të vërtetë dhe në mënyrë të atille, që të ndjehet

se Ti je Ai që dhuron përmes meje.

Mund të kesh armiq. Ti mos ji kurrë armiku i ndokujt.

Në shkencë njeriu nuk bën gjë tjetër veçse lyp nga gjërat disa të fshehta të

nënshtrimit të tyre ndaj Zotit.

Të trajtohesh vrazhdë: ja një nga mënyrat, e jo më e rëndomta, e

ngjashmërisë me Zotin.

Vetë fakti që na kaplon mërzia, është shenja e dhuntisë sonë hyjnore.

Zot, kujtoji ata që po i harroj dhe të cilët duhet t’i kujtoj. Bëj që kjo kujtesë

e perëndishme t’u jetë më e vlefshme se sa po t’i kisha kujtuar unë.

Lulja parfumon gjer edhe dorën që e këput 59 .

59 Zgjodhi dhe shqipëroi nga rumanishtja A.-Ch. Kyçyku.

149

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!