01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DUO

Çasti i parjes dhe i reflektimit

Bisedë me shkrimtarin Riat Ajazaj / Gjermani

(Convorbire cu scriitorul Riat Ajazaj / Germania)

Revista Haemus: I dashur Riat Ajazaj. Po të përdornim një mënyrë klasike

të shprehuri, je shkrimtar dhe hulumtues letërsie i shqipes, lindur e

formuar në Kosovë, që shkruan shqip e tani edhe gjermanisht. A mund të

na japësh disa të dhëna rreth trevave dhe njerëzve mes të cilëve kalove

fëmininë dhe rininë e hershme?

Riat Ajazaj: U linda në Zhur në një fshat të madh afër kufirit me

Shqipërinë. Fshati ndodhet nga lindja, veriu dhe perëndimi mes faqesh mali

dhe një brinje të naltë kodrinore, ndërsa nga jugu shtrihet një ultësirë fushe

që mbërrinë deri te lumi Drin dhe te këmbët e Pashtrikut legjendar.

Gjeografikisht ky fshat ndodhet ndërmjet Kukësit dhe Prizrenit, vende të

njohura në histori, Lidhja e Prizrenit dhe Lufta e Lumës, ngjarje këto që

mbahen gjallë në kujtesën e banorëve të asaj zone. Pra kam lindur në një

regjion shumë të ngarkuar me ngjarje dramatike. Dramatiken atij fshati ia

shtonte edhe kufiri hermetik dhe i rrezikshëm me Shqipërinë socialiste, që e

linte Kukësin dhe krejt Shqipërinë të vinte deri te ne në mënyrë shumë

mitike, përderisa Prizreni me arkitekturën e tij orientale ishte shumë i

prekshëm, më real pra dhe i këndshëm. Prej kësaj bukurie urbane është

ushqyer Zhuri vazhdimisht, që për vete ka njohur mërgimin qysh në vitet e

pesëdhjeta (fillimisht në Beograd dhe më vonë edhe nëpër qendra tjera ishjugosllave

dhe europerendimore). Pra mërgimi ka një traditë të hershme aty

dhe ka ndikuar shumë pozitivisht në zbutjen e varfërisë. Në vitin 1989 në

Zhur ndodhë një masakër kundër popullësisë duarthatë, që kishte dalë të

demonstroj kundër heqjes së autonomisë. Atëherë kam qenë në moshën

nëntëmbëdhjet vjeçare dhe në atë ditë kam marrë pjesë në Prishtinë, bashkë

me shokët e mi të fakultetit juridik, në demonstratat e mëdha kundër heqjes

së autonomisë. Lajmi për masakrimin e Zhurit më ka mbërritur gjatë kthimit

me autobuz për në Prizren, kur një autoambulancë e spitalit të Prizrenit

ndërpreu qarkullimin e magjistrales për pak minuta, për t’i bërë udhë bartjes

me uturimë sirene të të plagosurve për në spitalin e Prishtinës.

398

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!