01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dikë që desh të arratisej me not duke vënë mbi krye nga një shalqi të gërryer

përbrenda, por nuk dinim gjësend për të tjerë që qenë bërë ushqim peshqish

me kohë. Prindërit na donin. Ata dhe të tjerë durrësakë të mirë, njerëz që e

kanë zemrën gjithmonë pranë gojës, e dinin, por na mbanin larg, na

mbronin, e ambalazhonin jetën tonë që ne të mos e merrnim të keqen e jetës

mu në ballë, pa hapur ende sytë. Kështu pra, miku im, arnat tona ishin të

vogla apo të mëdha, të qepura mirë apo nisegris, ato ishin dritaret dhe

frëngjitë prej nga ne, fëmijët e rritur si Hak Fini, vështronim botën, rrugën

prej nga niste dhe merrte fund fëmijëria. Kaq. Nuk dinim se ku i kishin

andrrat të tjerët, të rriturit, edhe ata të shtëpisë.

3.

E kam të vështirë t’u dalloj fëmijëve të sotëm ëndrrat dhe më duket e

pamundur të di se në ç’pjesë të trupit i kanë arnat ata. Fëmijët e mi,

binjakët, JoXho,nuk më besojnë, ndaj po ta shkruaj ty këtë letër, miku im i

fotografisë, krijuar nga e njëjta materie si kjo letër, ruajtur në të njëjtën

materie po aq të rrezikuar sa edhe letra që po shkruaj kaq vonë, sot.

Fotografia jote më krijon përshtypjen e rreme se po flas me dikë tjetër, me

dikë që nuk e njoh, por që më ngjan po aq sa më ngjan gjithë njerëzia e

botës. Por ka të ngjarë që të jesh ti ai që nuk më njeh sot mua, dhe habitesh

se si prej teje ka mbetur vetëm kaq dhe si si prej meje kanë dalë djem, të

cilët të ngjajnë aq pak ty, vocërrakut që i sajoje vetë lodrat e tua.

- Edhe ne kemi arna, - do të më thoshin binjakët, duke me treguar veshjet e

tyre. Sigurisht. E di. Edhe fëmijët e sotëm kanë arna, por ata nuk janë

krijuesit e arnave të tyre. Arnat e tyre janë të fabrikuara, të prodhuara larg,

diku larg, larg fushave, pellgjeve, pemëve e shkurreve që të grisin rrobat.

Ato janë prodhuar larg, se në këtë botë të madhe është dikush që mendon

dhe kujdeset edhe për arnat e tyre dhe të fëmijëve të mi. Është dikush që

mendon... se fëmijëria e tyre duhet të ngjasojë sidoqoftë dhe gjithësesi me

tonën. Është dikush që mendon se asnjë fëmijëri nuk duhet mos shkojë pa

arna. Po. Njëlloj si për çdo gjë sot, janë kompanitë e mëdha të veshjeve ato

që mendojnë për Ândrrat. Edhe për Ârnat e fëmijëve tanë. Janë ato që

stilizojnë jetën e këtyre fëmijëve, ato që bëjnë gati gjithçka. Ândrra në

celluloid! Ândrra plastike! Ândrra teneqeje! Ândrra prej letre! Ândrra në

beze! Ândrra në Ândrra jeans! Ândrra hip-hop, regaton, tallava! Ândrra

firmato për arna të reja, fringo, me penj e tegela të varura poshtë. Arna.

Arna DIESEL, LEVI’S, EMPORIO JUNIOR, GAP, ARMANI,

STEFANEL, BENETON... Fabrikohen në seri miliona pantallona me arna,

pantallona të grisura, të çara në xhepe, të ngrëna në funde e nga pas, të grira

te rripi, të shqyera në qemer, të bëra shoshë ndër gjunjët. Fabrikohen këpucë

364

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!