01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

York, San Diego, Adelaide, Missouri, Alabama) Kanada (Quebec,

Montreal, Toronto), etj.

“Poeteka” botohet 4 herë në vit. Ajo bën gjithashtu edhe paraqitjen e

poetëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Poeteka”, që zhvillohet

çdo pranverë në qytetin e Durrësit.

Në numrin e 10-të të “Poetekës” gjen poetë shumë të njohur e të rinj. Veç të

tjerash është botuar një poemë e mrekullushme, Ligjërim dashurie, e Jorgo

Seferis përkthyer në shqip nga Romeo Çollaku dhe një vend i veçantë i

është lënë poetit të madh pers, Xhelaladin Rumiut, me 6 shkrime brenda

ciklit: DOSSIER - UNESCO: 2007, Viti ndërkombëtar i poetit të madh

persian. Po ashtu edhe në kopertinën e revistës, është vënë portreti i Rumiut.

ASTRIT CANI

Po vazhdova kështu, rrezikoj në nji të nesërme me pas ma

shum libra se lexues...

Më flisni diçka për jetën tuaj.

Ka shum gjana me thanë, por poblemi asht se gjanat që mundem me

shprehë këtu s’ia vlejnë të shprehen, kurse gjanat e randësishme s’di si me i

thanë. (Më fal që e fillova me lojë fjalësh!)

Kur ka lindur pasioni për letërsinë?

Në fëmininë e parë. Admiroja rrëfimet e gjysheve të mia; brezi ynë kur t’ia

mbërrijë asaj moshe s’do dijë me tregue kurrçka. Libri i parë që kam lexue

ka qenë “Odisea”, libër që në shpinë tonë përmendej shpesh. Kurse, për të

shkruemit kam nji datë të saktë: maj 1992. Nji poezi me titullin

“Demokracia”, të cilën me ta paraqitë në shkollë më caktuen për ta recitue

në radio të nesërmen. Shkoi nji shoqe pse unë mungova atë ditë nga droja.

Kurse nji cikël me poezi e kam botue për herë të parë te gazeta “Rozafa”,

gjashtë vjetë ma mbas.

Çfarë u ka mësuar puna dhe jeta larg shtëpisë?

Nga jeta në dhé të huej kam mësue me kërkue ma shum prej vetes se prej të

tjerëve. Emigrimi asht soj burgu, pa disiplinë shpirtnore dhe fizike të kall

për së gjalli. Etja universale që kam ndie gjithmonë, këtu veç asht shtue.

S’kam ra kurrë me fjetë pa u përpjekë me e shue ate sadopak. Ka qenë nji

periudhë që lexojshem mesatarisht nji libër në ditë. Mandej pata stres fizik

181

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!