01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MOLLA DHE GJARPRI

Flladi u përkëdhelet frutave në degë,

Mjalti i tyre rreshkë nëpër buzë të Evës,

Ngjitet lart trungut gjarpri mishpërdredhës,

Në thellësi të shpirtit zëri i zemrës prekë.

Në Eden rrëfana lidhur në një tekë,

Këputet lëmshi i diellit, kridhet në një dredhës,

Zëri zbret prej së larti me një ton përqethës,

Gjelbërim i parajsës vjen gjithnjë tue u mekë.

Toka prek e ftohët këmbët lakuriqe,

Shtypet drita e syve në havan të kohës

Dhe parajsa mbetet shyt e pa përgjigje,

Fryjnë acare të ftohta përmbi shpinë të llohës,

Ndihet gjuhë e gjarprit që fishkëllen në brigje

E ngjeth farët e zeza bash në tul të mollës.

NATË ILIRE

Mbi Tarabosh shuen muzgu flakë e hire,

Në terr përzihen të butat rreze hane

E mbi liqe veç nji lundricë ardiane

Heshtjen ia përkëdhel natës ilire.

Qyteti fle i ndem në myshqe e fire,

Lëkundet mbi shpinë të ujnave, ia kande,

Malet të ulen shesh mbi zaje rane

Presin si në andërr agimin e endire.

Rozafa përmbi ujna feks kësaj nate,

Lëpin me vravashka valët e prarueme,

Valët që çohen shpejt si maja shpate.

Mandej ngadalë me duert e saj të irnueme,

Të bardhët gjinj letshëm i qet prej tisit,

Që t'ia thëthijnë me et pinjojt' e fisit.

313

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!