01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Karl Marx ka pasur për poezinë dhe artin e së shkuarës, psh të së shkuarës

greke, me të vërtetë shumë mirëkuptim dhe nëse në ndonjë pikë të teorisë së

tij ndoshta nuk ishte krejtësisht i sinqertë, ishte aty ku, megjithë dijet më të

mira që zotëronte, nuk i njohu artet si një organ i njerëzimit, por thjesht si

një copëz nga „superstruktura ideologjike“.

Jo, unë në të kundërt dua t’ju paralajmëroj ju komunistët për ata poetë, të

cilët ju ofrohen juve, të cilët përshtaten për të qenë tellallë dhe

bashkëluftëtarë. Komunizmi është diçka shumë pak poetike, nuk ishte as tek

Marx-i, dhe sot është akoma dhe më pak. Komunizmi do të vendosë madje

në rrezik poezinë, sikurse çdo valë e madhe pushteti material, ai do të ketë

pak sens për cilësitë dhe me hap të qetë do të vdesë një tërësi bukurie, pa i

ardhur keq për këtë. Ai do të sjellë shumëllojshmëri përmbysjesh dhe

rregullimesh të rinj, derisa shtëpia e re për shoqërinë e re të jetë ndërtuar, do

të ketë shumë shkatërrim rrethepërqark dhe ne artistët si lakej nuk do të

jemi aty në vendin e duhur. Do të qeshet edhe më shumë mbi ne dhe

shqetësimet tona të brishta dhe do të na marrin akoma dhe më pak

seriozisht, se ç’bëhej në kohën e borgjezisë.

Por në këtë shtëpi të re të njerëzimit shumë shpejt do të lindë pakënaqësi,

dhe sapo frika prej urisë të ketë shkuar, do të tregohet, se dhe njeriu i së

ardhmes dhe masës e ka një shpirt, dhe se ky shpirt zhvillon brenda vetes

llojet e urisë dhe nevojës, të instiktit dhe detyrimit dhe se instiktet, nevojat,

dëshirat, ëndrrat e këtij shpirti kanë një përqindje shumë të madhe në gjithë

atë, çfarë njerëzimi mendon dhe bën dhe synon. Dhe kur atëherë të ketë dhe

njohës të shpirtit: artistë, poetë, kuptues, qetësues, udhërrëfyes, atëherë do

të jetë mirë për njerëzimin.

Në këtë çast detyrat tuaja mund të shquhen qartë. Ju komunistët keni një

program të qartë për të përmbushur dhe ju duhet të përpiqeni vetë për këtë.

Në këtë çast detyrat tuaja shfaqen shumë më qartë, shumë më nevojshëm

dhe seriozisht sesa tonat. Kjo do të ndryshojë, sikurse ka ndryshuar mjaft

herë deri tani.

Me të drejtën e udhëheqësit të luftës ju ndoshta do të vrisni këtë apo atë

poet, sepse ai shkruan këngë lufte për armiqtë tuaj; ndoshta do të tregohet

më vonë, se ai nuk ish poet, por thjesht një thurrës pllakatesh. Por në dëmin

tuaj ju do të zhgënjeheni, nëse besoni, se një poet është një instrument, të

cilin mund ta shfrytezojë klasa në pushtet sipas dëshirës në sensin e një

skllavi apo një talenti të bleshëm. Me këtë mendim ju do të mashtroheni

rëndë me poetët tuaj dhe pikërisht më të pavlerët do të mbeteshin të varur

358

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!