01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Leonardo da Vinci-t. Kohë më parë, këtu në sallën e madhe të pikturës

italiane, kishte takuar një amerikan, relativisht të ri, por që e kishte intriguar

thellë: ky amerikan po shkruante një libër me të cilin donte të thoshte që

Leonardo da Vinci me të vërtetë kishte patur lidhje me të ashtuquajturin

sekti i fshehtë i Sionit, pjestarët e të cilit mëtonin se qenë pasardhës të linjës

Jezu – Maria Madalena dhe zotërues së kupës së shumëpërfolur të Graalit,

ku Krishti pat pirë herën e fundit dhe më pas i qe mbledhur gjaku. Jam i

bindur se këtë amerikanin Henri e ka gjykuar plotësisht të pazotin për t’i

dhënë shpjegimin e duhur fenomenit aq intrigues, prandaj kur u hap lajmi se

Henri nuk shihej më, se drejtimi i tij qenë Alpet e Evropës, ndoshta vetëm

unë e dija qëllimin e këtij udhëtimi, sepse kisha lexuar se përflitej që në atë

vend ndodhej streha e sektit misterioz.

Me sa duket, këtë që thashë, pra të vërtetën mbi të, mund ta marrim vesh

vetëm ndonjë ditë të papritur kur përbri emrit të Leonardo da Vinci-t, Victor

Hugo-it e Zhan Koktoau-së, si anëtar i sektit të fshehtë të figurojë edhe emri

i Henrit. Amerikani i lartpërmendur mund të jetë autori i një bestselleri

planetar, i përkthyer edhe në shqip, por megjithëse jam treguar i

vëmendshëm, askush nuk më ka thënë se në atë libër flitet për një djalosh

me origjinë shqiptare.

E vetmja histori me interes që dëgjova ndërkohë për Henrin (në të vërtetë,

për këtë arsye e bëra këtë rrëfim), është kjo: dikush i kishte thënë se ka

“syze për afër”, pra ekzistonte zgjidhja për njerëz me cilësinë e tij, mirëpo

ky dikush qe refuzuar në mënyrë kategorike, pa më të voglën mëdyshje. Dy

ditë më vonë prej këtij refuzimi, Henri s’u pa më në Paris. E mbaj veten për

ata që mendojnë se dinë diçka rreth asaj çfarë donte të thoshte ai refuzim,

por nuk do ta marr përsipër ta shpreh këtu: më duket se kjo është një e drejtë

e secilit, sepse qysh në fillim të këtij tregimi kam patur parasysh që do të

mbaj larg vetes çdo koment dhe më duket se ia kam arritur.

Pra, me sa di unë, Henri e mori këtë të fshehtë me vete. Sigurisht, zhdukja e

një emigranti pa letra të rregullta në Paris nuk përbën ndonjë ngjarje, kështu

që nuk bëhej fjalë për t’iu drejtuar policisë: Henri u zhduk si ta kishte

përpirë ndonjë vrimë e zezë.

Kohë më vonë, në Shqipëri shfletova koleksionin e një gazete me emrin

“Dielli i Tomorit”, por nuk gjeta gjë që të më kujtojë një njeri si Henri. Nuk

e gjen as te “Fjalor enciklopedik”, Baccus, as te “Historical dictionary of

Albania” i Robert Elsie.

Kurse kohë më parë bëra një udhëtim në jug të vendit dhe pamja

madhështore e Tomorit më mpiu një copë herë të mirë: m’u bë se Henri që

hidhej nga maja në majë si Baba Aliu, kundronte botën me vështrimin

skeptik, pak tallës, i lodhur e i rraskapitur nga universi i pamjeve, kjo shaka

perëndish, sepse nuk dinte ta merrte atë si dhuratë apo si ndëshkim (pasi ka

353

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!