01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Xhafolli, Riat Ajazaj, Kujtim M. Shala, Vehbi Miftari, Besnik Mustafaj,

Sali Bashota, Osman Gashi, Agim Ramadani, Adem Gashi, Arben Veselaj,

Zejnullah Rrahmani, Lazër Stani, Kim Mehmeti, Ardian Christian Kyçyku,

Musa Ramadani, Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Veli Karahoda, Mehmet

Kraja, Eqrem Basha, Kujtim Rrahmani, Ibrahim Berisha, Ibrahim Ibishi,

Binak Kelmendi, Daut Demaku, Anton Nikë Berisha, Rexhep Murtez Shala,

Xhemail Mustafa, Ali Aliu, Rifat Ismaili, Petrit Palushi, Xhavit Beqiri,

Paulo Coelho dhe Ali Podrimja.

RAGIP SYLAJ

Në kërkim të estetikës së misterit

Mbaroje çdo vepër tënden ashtu sikur të ishte e fundit në jetë.

Mark Aureli

Kur kam filluar të shkruaj, ndonëse kënaqësinë e të shkruarit e kam ndier së

brendshmi në mënyrë instiktive, nuk e kam pasur të njohur mendimin e

Kamysë se të krijosh do të thotë të jetosh dy herë. E kam pasur të njohur një

mendim tjetër të këtij shkrimtari e mendimtari që thotë se "të fillosh së

medituari do të thotë të fillosh të jesh i minuar", dhe ndonëse e kam ditur se

asgjë e madhe nuk është krijuar pa pasione të mëdha, nuk e kam ditur dhe

madje jam trishtuar kur kam mësuar se "pasionet janë burim dhimbjesh"

(Frojdi). Këtu zë fill ballafaqimi i ëndërrimtarit dhe i krijuesit, që është një

përballje a përplasje me realitetin, me realitetin plot dhembje, te i cili duhet

kërkuar edhe magjinë e krijimit dhe të transformimit të vetvetes e të të

tjerëve.

Kritiku letrar - lexuesi më i thellë dhe më ideal i letërsisë

Për shkak të mundësisë së zgjedhjes së teksteve për interpretim, si për shkak

të aktualitetit të botimit, që i përgjigjet më së shumti gazetës së përditshme,

do ta quaja një lexim të kushtëzuar, edhe përkundër përzgjedhjes së tyre në

kuptimin kualitativ të fjalës. Por edhe kjo zgjedhje që mund t'i përgjigjet

sinkronisë së kësaj fjale mund të jetë një kontribut për vlerësimin e

prodhimit tonë letrar dhe, kur e kur, edhe atij të përkthyer, gjë që mund të

shërbejë jo vetëm si vlerësim, por edhe respekt dhe konsideratë sa e

evidentimit të këtyre vlerave, sa provokim për autorin e këtyre shkrimeve

po aq edhe për lexuesit e tyre të sotëm dhe të nesërm.

Me këtë rast do ta rikujtoja një konstatim të poetit Din Mehmeti, i cili thotë

se kritiku e përmbush vakuumin ndërmjet librit dhe lexuesit, d.m.th. kritiku

409

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!