01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e emrit dhe të ardhmes së fisit. Në vitin sprovëmadh 1982. I la në këmbim

penën, trandjen e prindit mbetur pa bir, - si në kohëra lufte, kur jo fëmijët

varrosin prindërit, por anasjelltas, - sidhe një sasi të stërmadhe letre të

bardhë. Në atë letër dergjet i vetmi ngushëllim, i shkallëzuar, gati-gati

ritual, i Prindit-Poet. Mirpo i rrëmbeu djalin. Mirpo i la krejt pjesën tjetër të

botës. Biri merr me vete një botë të tërë, ndërsa Prindit i duhet të rindërtojë

nga shkretia e strukur përtej letrës së bardhë dhe jetës së nxirë dhunshëm

botën-me-djalë. Aspak rastësisht, biri quhet Lumi***. Barasvlerësi i

Përmbytjes dhe i ujit të së shtunës në traditën shqiptare është E mori lumi.

Ky lumë haset edhe në përfytyrimin apokaliptik të prozatorit të madh

Mitrush Kuteli. Lumi i Madh përmbys gjithçka, kthen sëprapthi, rrënon dhe

gëlltit një botë të tërë - ndërsa prindi Ali Podrimja lipset ta mposhtë letrën e

bardhë të një zije pa ngushëllim duke pritur (edhe ne tok me të) çfarë ka për

të sjellë Lumi i Vogël.

Do të kish qënë e gabuar të pohonim se Podrimja nuk do të kish qënë

zëdhënësi i madh i Dhimbjes po qe se nuk do të kish humbur të birin. Por

është e sigurtë se tronditja e humbjes së një “kryevepre” në mish e eshtra e

mësoi dhe e përgatiti për të ligjëruar në vend të shumë njerëzve të shtypur

nga paparashikueshmëria e Vdekjes. Ai nuk e rrëmben të drejtën për të folur

në vend të të tjerëve dhe as nuk abuzon me sasinë e stërmadhe të letrës së

bardhë, por e fiton si një të drejtë tejlëndore, njëlloj sikur kjo e drejtë të

qënkej i vetmi mishërim i mundshëm i fëmijës së bjerrur, aq sa mund të

betohesh se është lindur me fuqinë dhe misionin për t’i ndriçuar të cfiliturit

nga vdekja, në palcë. Tragjedia na kujton tërthorazi ritin e stërlashtë të

dakëve, të cilët, për të marrë një përgjigje apo një falje nga Yjori, zgjidhnin

nga një djalosh të panjollë, të pastër shpirt-e-trup-kulluar, dhe e bënin të

hidhej në një gropë plot me shigjeta. Në një farë mënyrë, ai ishte

shpëtimtari i fisit. Po qe se përgjigja vonohej, donte të thoshte se djali nuk

pat qënë i pastër aq sa duhej. Prandaj zgjidhej një tjetër, dhe kështu deri në

marrjen e përgjigjes-zgjidhje. Një përfytyrim tanimë i pragmatizuar rreth

rëndësisë së trupit dhe të shpirtit, i shtynte dakët të gëzoheshin në vdekjen e

dikujt, të këndonin, të ngazëlleheshin, dhe të qanin me shtatë palë lotë kur

lindej dikush.

Koha dëshmon se Podrimja nuk është zgjedhur rastësisht. Drama mizore e

hapësirës në të cilën është lindur, – ku shpesh vetëm vdekja nuk vonon e ku

nënat i mëkojnë edhe fëmijët e vdekur, – përgatiste kaherë një zë i cili do të

mundte t’i jepte zemër shpirtit të bashkësisë në çaste mëdyshjesh, ose pas

fatkeqësish që duken absurde. Roli i këtij zëri nuk është më i vogël as sot,

421

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!