01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përmbledhja me poezi në gjuhën persiane “Ëndërrimet”, ishte “dallëndyshja

e parë” e krijimtarisë poetike naimjane, siç e kemi vënë në dukje më parë.

Ndryshe, do ta quanim “divani” me vjersha persisht i Naimit, sepse ai këtu

eci në gjurmët e traditës shumëshekullore e mijëvjeçare të poezisë persiane

dhe debuton me shumë sukses si nga pikëpamja e gjuhës ashtu dhe e

vjershërimit ku ai është edhe novator, siç nuk mungojnë të vënë në dukje

studiuesit e ndryshëm persianë, madje ndokush arrin ta cilësojë “poet

persian”. Veç “divani persisht” i Naimit në fund të shekullit 19, siç thotë

shqipëruesi i tij Vehxhi Buharaja, ka një ndryshim nga divanet e tjera, sepse

normal, ata fillojnë me një vjershë për Zotin, ndërsa Naimi këtë vjershë e vë

nga fundi i përmbledhjes së tij persisht. Pra, Naimi “provon dorën” në

persisht, në gjuhën e poezisë së Lindjes, ecën në gjurmët e një poezie me

tradita dhe tregon që është një mjeshtër i kësaj poezie. Ai i drejtohet jo

vetëm intelektualëve persianë, por një auditori të gjerë, atij të elitës

intelektuale osmane, e cila e njihte gjuhën perse krahas gjuhës arabe dhe

krijonte në të.

Dhori Qiriazi, në parathënien e tij shkruan se e botoi poemën “Dëshirë e

vërtetë e shqiptarëve” në greqishten katheravusa, se ishte gjuhë jo vetëm e

intelektualëve grekë, por e mbarë elitës intelektuale të krishterë të Ballkanit.

Para se të ecim më poshtë, duhet të japim një sqarim. Ashtu si për turqishten

e vjetër, osmanishten, duhet të themi që ishte gjuha zyrtare (e përzierë me

fjalë arabisht e persisht) e Perandorisë Osmane dhe ndahej nga turqishtja e

popullit, edhe katheravusa ishte greqishtja bizantine mesjetare e cila në

rrjedhë të shekujve u largua nga gjuha e popullit, që quhet “dhimotiko”. Me

krijimin e shtetit grek ajo u bë gjuha zyrtare e tij, mësohej në shkolla njësoj

si osmanishtja dhe, gati deri në fund të shekullit të 20 vazhdoi të ishte e

tillë. Vetëm tani vonë u zëvendësua nga greqishtja popullore. Kurse turqit

vetëm pak kohë pas vendosjes së republikës, më 1923, bënë reformën e

gjuhës (1928) dhe vendin e osmanishtes e zuri turqishtja e re me germa

latine, e cila iu afrua gjuhës së popullit, duke u pastruar nga fjalët e huaja.

Gjuha katheravusa dhe osmanishte u bënë gjuhë e administratës, e shkollës

dhe e kulturës e letërsisë, e elitës intelektuale e aristokracisë. Aristokracia e

vendeve ballkanike si Rumania, Bullgaria etj. pa folur për Greqinë, e

përdornin tradicionalisht si gjuhë të tyre të kulturës. Pikërisht Naimi kishte

parasysh këtë elitë intelektuale që ishte në krye të shteteve përkatëse, plus

që të gjithë kishin përfaqësuesit e tyre në qytetin kozmopolit të Stambollit,

kryeqendra e Perandorisë Osmane. Naimi e thuri këtë poemë në gjuhën

greqishte elitare katharevusa duke ecur në gjurmë të një tradite shekullore e

mijëravjeçare të poezisë greke. Edhe këtu, me guxim, ai tregoi, sikurse në

persisht, këtë radhë jo më për Lindjen, por për Perëndimin e perandorisë e

për krejt Ballkanin, se mund të debutojë me sukses në fushën e poezisë

greqisht. Kjo poemë në greqisht është „dallëndyshja e dytë“ e krijimtarisë së

Naimit, ku ai e tregoi përsëri lartësinë e vet në fushën e poezisë elitare prapë

250

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!