01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ragip Sylaj: Është e çuditshme, gjë që nuk e di, ku dhe si e keni hetuar, i

nderuar Haemus. Madje habitem mrekullisht me goditjen e cakut nga ana

juaj. Është keq të jesh modest (lexo: ta nënçmosh vetveten) po aq sa këtë

vetvete ta mbiçmosh a të shpërfaqesh megaloman. Që të dyja këto janë të

dëmshme për atë që i manifeston. Ndërmjet këtyre dy skajeve do të duhej

vënë një ekuilibër. Nëse më ka munguar ky ekuilibër ose drejtpeshim diçka

me mua nuk ka qenë në rregull. Por, kjo modesti, disa herë nuk varet edhe

vetëm prej një shkrimtari. Në fillim mendoja se modestia është virtyt, më

vonë mësova se ai që i fsheh ose i mohon vlerat e veta është teveqel. Kjo i

bie të thuash se nëse ke vendosur (!) të jesh shkrimtar, atë nuk duhet ta

fshehësh kurrë. Mund të jetë kompleks inferioriteti, mund të jetë edhe

gjendje e nxitur nga rrethanat që janë bërë shumë të disfavorshme për

krijuesin. Edhe përkundër asaj se gjithçka varet prej nesh (ose: farkëtar të

fatit e të fatkeqësisë jemi vetë), megjithatë ne jemi të ndërlidhur edhe me atë

që receptohet prej të tjerëve dhe me atë stimulim që nganjëherë na e japin të

tjerët. Kam bindjen se shkrimtari duhet të flasë më tepër (sigurisht kur e

dëgjojnë) dhe të ngjizë një strategji mediatizimi por në një mënyrë normale

e të paimponueshme.

Revista Haemus: Çfarë roli ka luajtur vendlindja në krijimtarinë dhe në

jetën tënde? Largimi nga vendlindja ishte njëfarë “dëbimi nga Parajsa”,

apo një nga ato dhembje që i kthejnë bukuritë dhe ndjesitë e rralla në libra?

Ragip Sylaj: Vendlindja në krijimtarinë dhe në jetën time e ka luajtur atë

rol që e luan trualli për bimën. Ajo përvidhet në vargje, në prozë e në ese

edhe kur autori nuk e ka një qëllim të domosdoshëm. Megjithatë një krijues

që e ka gjakim të përhershëm idealitetin, ose te më e pakta përsosshmërinë,

s’ka si të mos kërkojë t’i kapërcejë e kufijtë e “Itakës” së vet. Vendlindja, si

çdo gjë tjetër, kuptohet dhe duhet në plotëninë e saj vetëm kur braktiset.

Vetëm kur iket nga ajo parajsë pa qenë i vetëdijshëm se ndonjëherë ka qenë

parajsë. Edhe vetë dëbimi nga parajsa është pasojë e një mëtimi a e njëfarë

kryengritjeje të njeriut të parë. Ndoshta krijuesi si unë e ndonjë tjetër (për të

mos thënë të shumtët) ka edhe bindjen se njeriu ferrin e parajsën i bart

brenda vetes. Ndoshta parajsa nëse ka ekzistuar ose nëse arrihet ndonjëherë

e ka emrin lumturi, për dallim nga ferri që është vetë vdekja e përkohshme

ase vuajtja e përjetshme. Ndoshta një nga yshtjet e mistershme të

krijimtarisë është që ose të iket nga dhembjet ose ato në mënyrë alkimike të

shndërrohen në lumturi: në lumturi për veten dhe për të tjerët, për të treguar

se jeta ka kuptim, apo se dhembjet e kanë bukurinë e vet dhe pa to nuk

krijohet arti.

205

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!