01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të shqyera e të zëna me mballomë. Fabrikohen madje edhe bluza me gjurmë

djerse nën sqetulla, e këto kushtojnë edhe më shumë. Sa më shumë grima e

vrima, aq më të shtrenjta janë veshjet për fëmijët, të cilët tashmë nuk i

krijojnë dot vetë me gabimet e tyre as ândrrat dhe as arnat. Fabrikohet

fëmijëri për fëmijë statikë, me udhëtime njëkalimshe , just one way / just

one ticket: shtëpi-shkollë - shkollë-shtëpi. Sajohen filma e libra, infrared e

bluetooth për vogëlushë që, duke mos pasur ndodhitë e veta, rrëfejnë ato që

u ndodhin të tjerëve në TV. You just watch! & Bli!

4.

Kam filluar ta kem gjithmonë e më të vështirë të kuptoj se kush i modelon

fëmijët: vetë ne, prindërit e tyre që i lindim dhe u vëmë emra, shkolla,

farefisi, fqinjët, shokët e fëmijëve, mësuesit, MP3, institucionet e kulturës

apo të besimit, teatrot, SMS, emisionet për fëmijë në TV, librat, IPod-et!?

Mendoj se kemi shkuar shumë larg, gjer aty prej nga mund të thërrasim:

“Fëmijëri, ku je?” Kemi shkuar lart. Sot, madje as që është e nevojshme të

kesh fëmijëri. Fëmijërinë mund ta porosisësh me celular si pacat taksi të

shërbimit catering, mund ta porositësh si ta duash dhe pa lëvizur fare nga

shtëpia. Madje mundesh ta zgjedhësh edhe pa e nxjerrë kokën në dritare për

të parë se ç’mot bën jashtë. Mund të porositësh fëmijëri tek plotësuesi i

dëshirave virtuale me prefiks ++ 900..... Mund ta porosisësh e të të vijë pas

pushimeve, në ofertë. Dhe fundja, miku im prej letre, sot nuk është më e

domosdoshme sa dikur që të kesh një fëmijëri, sidomos si ajo që patëm ne

të dy, kur mund të kesh lehtë gjithçka, madje arna, djersë, kur mund të kesh

prindër që ngjajnë me plakun që kap përditë me grep peshkun e artë dhe ka

përherë tri dëshira të plotësuara në xhep. Po, sot mund të mos dalësh kurrë

nga shtëpia, por këpucët e tua mund të jenë më të shqyera, më të

pluhorosura e të mballosura nga sa tregon Migjeni për Lulin apo Collodi për

Pinocchio-n, që dikur na rrëmbushte sytë.

Por ndoshta edhe unë po e teproj paksa, miku im, e kjo nuk rrëfen tjetër gjë,

përveçse po filloj të plakem, se kështu fillon plakja, nga nostalgjitë. Ti je

prej letre, miku im, dhe je gjithmonë i njëjtë. Je i paprekshëm nga mosha

dhe mbase nuk e kupton se zverdhja jote prej letre dhe zbardhja ime tek

flokët, në thelb tregojnë të njëjtën gjë. Koha është po ajo shigjetë e vjetër që

njeh veç një drejtim – përpara, drejt ose po ajo ulkonjë që i shëron me të

lëpirë plagët e veta.

Por tashmë është vonë dhe mbase për gjithçka, përfshi këtu edhe këto fjalë

që po të shkruaj. Çdo gjë tani është strukur, strehohet brenda në shtëpi.

Asgjë nuk ndodh më jashtë. Dhe shokët që i ftonim dikur në shtëpi sa për

lojë trish e për një shurup trandafili, tani i takojmë rrugëve, përshëndetemi

365

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!