01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vëllimin “Mendime për rrjedhën e ditëve” si “njërin nga librat e mëdhenj të

shekullit”.

Monsinjori e njihte mirë vendin që do të zinte koha në jetën e njeriut

modern, aq më tepër koha e shenjtë. Prandaj edhe zgjodhi aforizmën, këtë

“thërrmijë metali të çmuar që mund të peshojë sa një botë”.

Bijtë e Agonisë – ideal për Shenjtët

Në një kuptim të thjeshtë, shenjtëria është të jetuarit në Parajsë qysh në këtë

jetë. Është shmangie e vdekjes, arratí nga pesha e saj ndërmjetësuese. Pragu

mes dy botëve kapërcehet dhe i zgjedhuri, falë përkushtimit, lutjeve,

pranimit të vuajtjeve dhe një jetese që mund të çmeritë shumëkënd, nis të

jetojë jetën e amëshuar. Tri kohët njësohen. Mirpo kjo nuk është vetëm një

jetë gati e pamundur. Kjo është sidomos një jetë, të cilën pakkush e

ëndërron.

Njëheresh me shndërrimin e piramidave elitare në rrjete populiste, epoka

moderne cënoi rëndë idealizmin e njeriut, duke ia zgjeruar këtij të fundit

hapësirën e të udhëtuarit dhe duke ia ngushtuar gjer në makth e kapitje

hapësirën e të ëndërruarit. Ëndrra nuk zgjohet më brenda tij nga dëshira për

të pushtuar të pamundshmen, ose të paktën për t’iu afruar asaj, por nga

nevoja për të mos u lënduar, për vetëmbrojtje. Prandaj ëndrrat e sotme

guxojnë shumë pak, ose rrijnë gatitu brenda kafazit që cakton realiteti.

Përulja e ëndrrës solli pakësimin e besimit në Hyjnor dhe rritjen e

mosbesimit në njerëz. Njeriu bëhet gjithnjë e më ujk për njeriun dhe gjithnjë

e më njeri ndaj qënieve të pagoja dhe sendeve.

Vijnë kohët kur do të ftohet dashuria në shumë vetë, kur vdekja në emër të

një ideje a të dikujt tjetër do të ketë një natyrë gjithnjë e më të rastësishme,

aksidentale. Tash e tutje askush nuk është më i aftë të vdesë për mbijetesën

e dikujt a të ndonjë ideje të lartë, ngaqë askush nuk është gati të vdesë për

gjëra që ende s’kanë ndodhur, s’janë vërtetuar e s’thyhen në bankë. Ideali

nuk ka vlerë bankare dhe si i tillë, veçanërisht pas dy luftrave botërore,

shkakton tmerr, mospërfillje, përtallje e madje ndoht. Sepse disa të

ashtuquajtur ideale, duke u trymbetuar si të vërtetë dhe si të vetmit,

shpëlanë tru, pinë gjak e rrënuan shpirtra aq sa, me kalimin e kohës,

pothuajse çdo ideal tjetër, sado i vërtetë qoftë, duket i kotë.

Plagosja për vdekje e Idealit përmes pseudo-idealeve ishte, në fakt, edhe

goditja më e ashpër që mori Shpirti gjatë shekullit XX. Dhe fakti që vdekja

për hir të një ideali mbetet gjithmonë në Kujtesë, dëshmon të paktën dy

gjëra: që kjo lloj vdekjeje nuk është e rëndomtë, por as “e natyrshme”,

përndryshe do të harrohej, - dhe që çdo lloj vdekjeje tjetër, përfshi atë për

kamje, pushtet etj, mbeten jashtë Historisë gjer edhe kur humori i

perëndishëm u fal nga pak shije.

276

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!