01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

vetëm të tronditesh. Si mundet të kombinohen gjenet në mënyrë të tillë që

dy njerëz të lindur e të rritur në dy vende të ndryshëm, larg nga njëri-tjetri të

shfaqin kaq shumë ngjashmëri, deri dhe në atë që Lasgushi aplikoi

ekstremisht atë që Hesse shkroi që në 1931? Mos ndoshta dhe Lasgushi i ka

lexuar të gjithë këta shkrime? Gjermanishten e zotëronte shumë mirë. Edhe

viti 1931 jep gjasa të mira për këtë supozim. Po edhe sikur ta marrim rastin,

se paska qenë ky lexim vendimtar: Si mundet të mbetej aq i bindur në

misionin e vet si poet, sa të pranonte më mirë shuarjen në të gjallë? Për të

qenë Lasgushi, poet në përjetësi. Kjo është përgjigjja që kemi dashur dhe

duam të lexojmë e me siguri dhe e vetmja e mundshme.

Me këtë parantezë dëshirova të hyj në temën e refuzimit që Hesse në

mënyrën e vet i bëri komunizmit me shkrimet, nga të cilat dy që datojnë në

vitet 1931 dhe 1933, u zgjodhën për këtë sjellje në shqip.

Fati e ndihmoi Hessen që jeta të mos i ndrydhej nën një diktaturë

komuniste. Me këto nënshkrime vetëdënimi, ai me siguri do të kish hyrë i

vdekur. Në mos i vdekur, do të vdiste rrugës, në mos do të vdiste rrugës, do

të poshtërohej. Por për etjen njerëzore do të kishin qenë ndoshta kohë të

pakrahasueshme, sepse ashtu siç është lindur e rritur ajo, vetëm në rastin e

mosvdekjes trupore të poetit do mund të vërtetonte, nëse Hesse do i kthente

në vepër mësimet që la për brezin e tij e të tjerët pas.

Letër një komunisti [i]

I

Qëndrimi im personal ndaj komunizmit mund të formulohet lehtë.

Komunizmi (me të cilin unë më së pari kuptoj qëllimet dhe mendimet e

Manifestit të vjetër Komunist) është gati të realizojë vërtetimin e vet në

botë, bota është pjekur për këtë gjë, që prej kur jo vetëm sistemi kapitalist

tregon shenja të qarta të rënies, por që prej kur posaçërisht dhe

socialdemokracia e „shumicës“ e ka braktisur plotësisht flamurin e

revolucionit.

Unë e mbaj komunizmin jo vetëm për të përligjur, por e quaj për të

vetëkuptueshëm – ai do të vijë dhe fitojë, edhe sikur ne të gjithë të jemi

kundër tij. Ai që sot është në anën e komunizmit, pohon të ardhmen.

Përtej kësaj po-je, që arsyeja ime thotë për programin tuaj, që prej kur jetoj,

ka folur edhe një zë brenda meje për vuajtjet, unë kam qenë gjithmonë me

të shtypurit kundër shtypësve, me të akuzuarin kundër gjykatësit, me të

uriturit kundër hamësve. Vetëm se unë asnjëherë këto ndjenja që më

355

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!