01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe rilindin përherë

nga hiri i tyre

identike

me zogun feniks.

Përse, në rrokopujën e lëmshit të kujtesës korelacionet poetike tek

Engonopulos, Shqipëria si lejmotiv përsëriten e përsëriten e sublimohet tek

krijimatria e tij duke vetëçliruar dritë mendimi?

-Po çfarë ke që gozhdohesh që në mëngjes?

-Oh, asgjë… asgjë. Flisja me Homerin

-Me Homerin, poetin?

-Po, me Homerin poetin, dhe me një Homer tjetër nga Voskopoja, që jetonte

gjithë jetën lart në pemët, si zog, e që ishte i njohur si “njeri i urës” nga

fqinjët që banojnë pranë liqenit.

Engonopulos, kur shkruan me fantazinë e tij suraliste për Homerin e

Voskopojës që jetonte mbi pemë si zogjtë, epërsia e demiurgut qëndron

përmbi harrimin e vdekjen. Na kujton se Voskopoja ka qënë Akademi; aty

janë afresket e David Selenicës; më poshtë janë varret e gdhëndura në

shkëmb në Selcën e poshtme. Ç’mitër kohe, ç’epsh gatiti shpërfilltas një

lulëzim të ri në mes dhimbjesh, duke vringëllirë daltën në shkëmb?

Vetëm dalta, me tingëllim të shurdhët, dhe emri Mekos, u gdhëndën në

sarkofagun e ngurtë nga një dorë skalitësi ilir…

Në sokakët e Elbasanit, poeti nuk mbart me vete mohimin e vdekjes dhe as

është “vetë ai mohimi i vdekjes”. Në imazhin surrealist të tij nuk shtiret se

vdekja është gjoja mohim, lojë apo simbol.

“Sokakët në Elbasan janë të paimagjinueshme të ngushta, dhe nga çdo anë

ngrihen mure të zhveshura, tepër të larta, që thuajse, arrijnë afër qiellit. As

deriçkë nuk sheh syri gjëkundi, dhe sigurisht as ndonjë degë peme që t’i

kalojë”

Pushteti i frikës ishte identik me pushtetin surrealist të peizazhit, e gjithë

qenia fërgëllonte nga tmerri e ankthi. Pa kuptuar ato hidhnin rrjetat e tyre

për të kapur në kurth viktimën. Para vështrimit të trembur e mureve të

zhveshur, që vetiu mund të shkaktojnë panik, ndjen nostalgji për “qetësinë

shpirtërore që mbretëron në zemrën e tij” dhe për “këngët nga koha e

feminise” që i këndon “nëpër dhëmbë”

“Pa pritur një ankth që nuk mund të shprehet pllakosi ligështoi zemrën

time. Njerëzit nuk kishin sy! I kisha vënë re me kujdes: më shqetësonte

vështrimi i tyre! Frika më ndaloi, më gozhdoi, për një fare kohe, për shumë

387

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!