01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

eros”). Pra, Naimi pas greqishtes së vjetër dhe asaj katharevusa i drejtohet

opinionit stambollit, me majën e majës së greqishtes, me gjuhën e vet, atë

fanariote, të cilën e zotëronte në majë të gishtave. Ato 8 këngë të “O eros”

ai i shkroi për miqtë e vet rumë të Stambollit me një gjuhë të zgjedhur, në

gjuhën që ata flisnin, që ata kultivonin, duke treguar se nga pikëpamja e

gjuhës ai s’u linte atyre asgjë mangut, madje mund të hahej me ta për të

zbukuruar “Parnasin” grek e për t’i kënaqur ata. Këtë e bënte gati 10 vjet

pas botimit të “Ëndërrimeve”, për të cilën J. Koralidhisi njeu penën e vet

prej savanti për të shkruar një studim për divanin persisht të Naimit. Për

Naimin nuk ishte problem; ai shkroi poemën me 8 këngë në një kohë të

shkurtër, ndonëse e “qëndisi” si nga ana gjuhësore ashtu edhe letrare duke u

treguar atyre lartësinë e tij si poet, si njeri i kulturës, si njohës brilant i

kulturës helene të vjetër e të re. Veçse Naimi e shkroi pas 11 vjetësh, kur ai

ishte bërë Naim, por një Naim që ngjalli shqipen. Ndërkohë, miqve u

“rrëfente” prapë: unë jam Naimi, mirëdashës i popullit grek, ama jo i

qarqeve shoviniste. Ai ofronte “Dashuri” e respekt reciprok të të drejtave.

Ai fliste për perënditë e lashta greke, por siç na vë në dukje Dhori Qiriazi, ai

ishte në korrent të rrymave më të fundit të kohës në letërsi, shkruante si

parnasian dhe Qiriazi s’mungon të numërojë veçoritë e kësaj rryme në librin

e tij të vitit 2000 në parathënie që spikasin te Poeti Naim. Naimi ecte me

kohën dhe i njihte rrymat e ndryshme letrare, sidomos ato perëndimore,

frënge që ndikonin në Perandorinë Osmane. Në shtypin osman pati debate

të shumta për të cilat Agah Sirri Levend në librin e tij për Sami Frashërin

nuk mungon të flasë. Ishin debate të ashpra midis përkrahësve të rrymës së

vjetër, të përkrahësve të letërsisë së vjetër osmane, të divaneve në luftë në

grupin e grumbulluar rreth revistës “Serveti Funun” (Thesari i shkencës) të

shkrimtarëve të rinj osmanë në krye të të cilëve u vu shkrimtari e poeti

Teufik Fikret (thuhet se është i gjakut shqiptar – L.B.). Në krah të tyre u

rendit në këto debate edhe dijetari Shemsedin Sami, i vëllai i Naim

Frashërit. Ata ishin parnasianë dhe iu kundërvunë krahut konservator të

kryesuar nga shkrimtari osman Muhallim Naxhi. Naimi mesa duket nuk

ishte jashtë këtyre rrjedhave. Librat e parnasianëve turq kishin kaluar në

duart e tij si censor e kryecensor i perandorisë. Si krijues edhe ai nuk kishte

mbetur jashtë këtyre rrjedhave. Në qoftë se nuk e shfaq këtë ndikim

(parnasianë – L.B.) në letrat shqipe në vjershën e tij “O eros” greqisht

tregon se ai ecën me kohën dhe me këtë botim të vogël si sasi por

njëkohësisht të madh, si cilësi ai i tregon opinionin osman që është një

njohës i mirë i letërsisë kontemporane (të kohës) dhe ecën me rrjedhat e saj.

Kjo është një “dorashkë” tjetër e dytë që u hidhej qarqeve shoviniste greke

që bënë aq shumë për të penguar popullin shqiptar në rrugën e tij të

vetëdijësimit nëpërmjet gjuhës shqipe dhe u përpoqën të pengonin (ndofta

edhe të vrasin siç bënë në disa raste me mësuesit e shkollës së parë shqipe si

Pandeli Sotirin e më pas Petro Nini Luarasin – L.B) përfaqësuesit më

260

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!