01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mënyrë organike udhëtimin prej Sizifi të vetëtransformimit deri sa arrin në

transhendencë. Ajo është “dritë njohjeje” dhe “drirë përjetësie”. Kështu

kënga e gjakut, “materia poetica” që krijon poeti ynë i madh; është një

energji e tipit të ri, aparati struktural që ftillon dhe organizon me mjeshtëri

këtë shndërrim të pazakontë të energjisë, është një “triadic matrix,” që

konsiston në Dhimbjen, Yllin, Dashurinë.

Veçoria kryesore e strukturës poetike të Lasgushit qëndron në faktin se

infrastruktura e poetit është një përzierje e veçantë e dritës dhe errësirës, ajo

të drejton nga hapësirat qiellore në abiset e errëta. Shkëlqimi poetik

vezullon në “jetë e vdekje përqafuar”.

Me sistemin e tij poetik, Lasgushi ka shtjelluar me një poetikë të lartë e

origjinale edhe një filozofi vetanake, duke u futur në hulli ontologjike,siç

është gjeneza e yjeve. Është dashuria, një etje e pashtershme e saj, që i

mban gjallë yjet, të cilët “prej mosgjëje zunë fill / plot me jetë e mall të

valë.”

Në një kapitull të veçantë, shqyrtohet “Gjuha që flet Miti”. Autori ka

theksuar që gjuha e Lasgushit karakterizohet nga një origjinalitet i përtejmë,

që e dallon nga të gjithë poetët tanë, dhe ka dhënë me aftësi natyrën e kësaj

gjuhe. Fjalën lasgushiane, ai e krahason me një kupë kristali, që merr dhe

reflekton dritë e heshtje vazhdimisht. Çka endet në karpetin e kuptimësisë

është një mozaik shumëngjyrësh, një pejsazh fijesh të zjarrta të thurura me

imtësi e delikatesë në flakën e tyre të një heshtjeje që digjet. Fjala, “nocion

e figure”, formohet si “shape eterne brenda shapelessness”.

Gjithë lava Sausurreane e kuptimësisë ka një krater të vetin të pashoq, nga i

cili shpërthen herë pas here për të ardhur tek ne. E gdhendur prej një dore

mjeshtri, fjala lasgushiane, kjo “fshehtësirë e ndezur në fill prej

shkrepëtime” është më e mira dhe e më e bukura fjalë që është krijuar

ndonjëherë në poezinë shqipe. Kësaj veçorie të stilit komunikues të

Lasgushiti i shtohet një tjetër veçori: aventurat befasuese që sendërton poeti

me fjalën e tij, që për autorin përbën “një nga teknikat e komunikimt të

pashpikura ndonjëherë”. Spikasin në gjuhën poetike të Lasgushit emërtimi i

“ndjenjave bipolare”, siç i ka qujtur vetë Poeti në studimin e tij “Poezi et

coetera”, dhe që nuk janë vetëm ndjenja, po edhe dukuri të jetës, natyrës

dhe kozmosit.

Duke zbuluar sistemin poetik të Lasgushit, autori ka përimtësuar me

mendjemprehtwsi edhe në shtresat e pafiksuara të tekstit artistik, duke

“lexuar” në “vendet e zbrazëta” të këtij teksti, siç i ka emërtuar esteti W.

Iser.

Rëndësore, veç zbërthimit origjinal të sistemit poetik lasgushian, është

vlerësimi shumë i lartë në rrafsh shoqëror i kësaj poezie për kohën që është

shkruar, d. m. th. kryesisht për vitet ‘20 të vendit tonë, dhe për kohërat tona

296

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!