01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ishte ai shqiptar. Bash në këto çaste të vështira del një Naim, bir shqiptari,

fisnik shqiptar, i vë shpatullat kësaj barre, i del përpara kësaj nevoje me

sukses. Në një kohë të shkurtër, duke e lënë emrin e namin e madh që mund

të korrte në letërsi të tjera të mëdha, merret me hiçin dhe shpëton një gjuhë,

atë të mëmës së vet që i dha gji dhe të “nënës së ëmbël Shqipëri që i jep

forcën që ka dhe krijoi një letërsi të vogël me duart e tij për gati 10 vjet,

letërsinë shqipe, pa u bërë merak për emra e përemra. Koha më vonë emrin

e tij e ngriti në një piedestal akoma më të lartë. Ndaj, rilindësi nga anët e tij,

Rauf Leskoviku, do të shkruante për të se: “shumë të rëndoi barra, por ti

ngrite pa gur e baltë një shtëpi të lartë. Për të Naimi ishte profet mbi profetët

dhe shkrimtar mbi shkrimtarët, i paarritshëm...

Pasi botoi “Iljadhën” e Omirit në shqip, Naimi s’u kufizua me kaq. Ai e

dinte se koha e eposeve kishte mbetur në lashtësi e në mesjetë. Për

shqiptarët e gjuhën shqipe puna ndryshonte. Ata kishin nevojë për një epos

të ri kundër armikut që i kishte robëruar. Shqiptarëve u duheshin epose të

rinj, epope të reja i prisnin. Prandaj “Homeri” shqiptar, Naimi, vendosi dhe

shkroi jo një, por dy epose, dy Iliada. Në “Iliada” Homeri i vë bashkë

perënditë me heronjtë e lashtësisë. Te Naimi i kemi të ndarë; kemi dy vjet

më pas eposin e parë “Istoria e Skënderbeut”, që i kushtohet një heroi

shqiptar të ndjekur po nga shokët e tij heronj, përballë pushtuesit të huaj.

Vendin e Trojës (truallit L.B.) të lashtësisë këtu e zë Kruja (kroi, burimi –

L.B.) e Mesjetës, e Skënderbeut, Me zjarr e shpirt i këndon të shkuarës së

lavdishme të popullit të tij të shumëvuajtur por trim dhe i kujton se epopeja

e re e çlirimit e pret përpara, për të luftuar si dikur.

Iliada e dytë, apo, si të thuash ajo “fetare”, është “Qerbelaja”. Në vend të

një eposi Naimi krijoi dy epose për shqiptarët, për t’i mobilizuar në luftën

për liri. Në qoftë se Homeri i këndonte të shkuarës, “Homeri” Naim duke

evokuar të kaluarën indirekt i drejtohet shqiptarëve në emër të së ardhmes...

Njeriu, duke parë këto dy epose të Naimit dhe gjithë atë punë që bëri për

shqipen, Shqipërinë dhe shqiptarët, në një kohë relativisht të shkurtër,

shumë intensive, që në fund të fundit i shkurtoi jetën, “e treti si qiririn”, nuk

mund të mos mendojë se si ia arriti kësaj. Vetëm të bësh vlerësimin e saj

duhet një njeri që të jetë, të paktën si Naimi, të ketë dijen e tij, kulturën e tij,

gjuhët e tij dhe aftësitë e tij krijuese, drejtuese, organizative etj. Të

mendonim vetëm ato çka përmendëm më lart për krijimtarinë e tij në gjuhën

perse e greke me tërë variantet e saj, madje ai mund të kishte bërë, po ta

donte puna, edhe në latinisht. Do të duhej të bashkonim një orientalist,

zotërues të persishtes e gjuhëve të Lindjes si Vehxhi Buharaja, , një zotërues

të greqishtes së vjetër e latinishtes si Gjon Shllaku, apo një zotërues brilant

të greqishtes së vjetër e të re si Spiro Çomora, të shkrirë në një. Po dhe kjo

s’do të mjaftonte sepse duhet të ishin krijues të poezisë në ato gjuhë të një

niveli tepër të lartë si Naimi, gjë që është e pamundur. Për studimin e

Naimit duhen ekipe të tëra specialistësh. Njeriu, duke u gjendur para një

262

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!