01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

fshehtë – veti që mbrujtin fatthënën apo vetë fatin e njeriut, veçmas atij të

sotëm...

Ragip Sylaj: E kam adhuruar krijimtarinë, ta quaj, të përftesave hyjnore. Në

fillim, kur njeriu s’vdes i ri (sintagmë sipas S. Hamitit), çdo kush është poet.

Ka një dashuri a energji që e nxit fjalën ndoshta si ajo forca e mistershme që

e nxit zogun për të dalë nga veza, por edhe ajo tjetra që ia mundëson

fluturimin. Kështu ka qenë me gjasë edhe me mua. Por për t’i mbetur besnik

kësaj dashurie a devotshmërie më është dashur të gërmoj shpesh thellë

brenda vetes, për të nxjerrë fjalë, siç thotë një koleg yni, nga palca. Ndoshta

ky kërkim i shpirtërores me çdo kusht, i kësaj fshehtësie të bukur, ka qenë

një mëtim për t’i mundur dhembjet, për ta ndriçuar terrin e brendshëm, për

të përftuar diçka përndritëse. Madje mund të them se ka qenë një mëtim

mbase i ndërdijshëm që kjo përndritje të reflektohet edhe te ata për të cilët

mbruhet arti.

Revista Haemus: Si rrjedh një ditë e zakonshme e jetës së një gazetari në

Prishtinë?

Ragip Sylaj: Një ditë e zakonshme e jetës së një gazetari (si unë)

përafërsisht rrjedh kështu: Më duhet të përgatitem çdo ditë që të bëj rreth

120 km rrugë me autobus me pretendimin për të mësyrë qytetarinë, për të

qenë në amën e rrjedhave të artit e të kulturës, me synimin për të krijuar

diçka me vlerë. Sepse nëse nuk mund t’i shohësh vlerat nuk ke si t’i krijosh.

Prishtina është, siç dihet, kryeqendra e Kosovës dhe atje gjithmonë ka

funksionuar një qark i fortë kulturor. Nëse një krijues (si unë, në këtë rast)

nuk ka mundur të jetojë pa letërsinë dhe ka vendosur të flijohet për të (dhe

sa e vështirë e sa pengesa të dalin edhe në këtë rrugën e flijimit), të vetmen

mundësi për t’i kurorëzuar rezultatet e tij sa më me sukses është mësymja

drejt Prishtinës, edhe kur ky pretendim dikujt i duket donkishotizëm, edhe

kur dikujt kjo mund t’i pengojë, e edhe kur për këtë dikujt mund t’i vijë keq.

Në këtë ditë rrjedha duket kështu: në autobus më duhet ta nxjerr librin e ri,

qoftë pse ndonjëherë për të më duhet të shkruaj në gazetë, qoftë pse me

autorin e tij më duhet të bëjë ndonjë bisedë (intervistë), qoftë për ta mbajtur

hapin me rrjedhën e kulturës, përkatësisht të krijimtarisë letrare. I njoftuar

me ngjarjet e ditës, gazetari (së paku i rubrikës së kulturës) duhet t’i ndjekë

veprimtarit e fushës së tij dhe të kthehet të raportojë duke e baraspeshuar të

vërtetën e asaj ngjarjeje a të një të teme aktuale. Pastaj pak figurativisht e

më tepër jofigurativisht nis kthimi në vete, nëse mund të flitet për kthimin

në vete të një gazetari, e sidomos të një personi, brenda të cilit grinden për

supremaci gazetari e shkrimtari.

208

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!