01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Monsinjori zgjidhet të përballë në moshën e pjekurisë kohërat më të errëta

që pat parë njerëzimi, kohëra kur lënda pandehu se mori përfundimisht

pushtet mbi shpirtin dhe u vërsul ta shfaroste. Për një qënie që e sheh

martirizimin si bekim, kohëra të tilla janë gjithmonë të mirseardhura. Shën

Pavli ia pat zbërthyer rreth dy mijë vjet më parë dishepullit të vet Timoteut:

“Ki parasysh këtë: kur na pret mbarimi i kësaj kohe, do të ketë kohë të

vështira. Atëhere njerëzit do të jenë egoistë, të dhënë pas parasë,

mburracakë dhe mendjemëdhenj. Do të fyejnë të afërmit, prindërit s’do t’i

dëgjojnë dhe s’do të kenë frikë nga asgjë. Do të jenë mosmirënjohës, të

padashur dhe të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, brutalë, do ta

urrejnë të mirën, do të jenë të pabesë, mendjemëdhenj dhe arrogantë. Ata

nuk do të kërkojnë atë që i pëlqen Perëndisë, por vetëm atë që shton

kënaqësitë e tyre. Vërtet, do të shtiren si të përshpirtshëm, por fuqinë e

përshpirtshmërisë së vërtetë nuk e njohin” 79 .

Monsinjori njihte së brendshmi edhe mënyrat se si rridhte pushteti në

Ballkan e më gjerë, si kalonte nga njëri brez në tjetrin, nga stërgjyshi tek

nipi e stërnipi – dhe pse. Dinte pse pushteti mbetej dikur natyrshëm brenda

një grupi njerëzish dhe pse ata quheshin të zgjedhur nga Zoti, fisnikë,

sundimtarë të adhuruar nga populli. Mirpo terri i kohërave të reja ka

pabesinë dhe fantazinë që jo rrallë e liga, në mungesë të jetës, rreket t’i

shfrytëzojë për t’u dukur e përjetshme. Lidhjet e gjakut dhe të nderit

zëvendësohen dhunshëm me lidhjet e mbështetura në utopi. E atë që në

Ballkan e ka bërë utopia s’e ka bërë as Perëndia. Gjikajt janë fisnikërisht të

pafuqishëm ndaj këtyre kohërave, sepse janë rregjur të mbijetojnë në një

tjetër lloj politike, në një tjetër lloj strukture pushteti. Fjala me peshë,

mirëkuptimi, fair-play-i dhe kulti i mospërfitimit vetjak duken rrëfenja për

të vënë në gjumë fëmijët përballë dhunës që përzjehet me çdo lloj tradhtie,

kakofonie shpirtërore e paranoje. Ndoshta duke parandjerë këto përmbysje,

Ion (Gjon) Gjika, – tri herë kryetar i Akademisë Rumune, njëri nga viganët

e mendimit, të diplomacisë dhe, siç doli më pas, edhe të prozës rumune 80 – i

pat lënë të nipit amanet përshkrimin e disa prej kthetrave të bishës që ish

turrur të mbyste planetin. Vëllimi “Në kohën e Karaxhës” ka disa portrete

dhe vërejtje të paharrueshme dhe na ringjall para sysh një Ballkan

magjiplotë, pavarësisht nga mëkatet që e brejnë. Aty gjen politikanë që

mburren se janë jo vetëm demokratë, por edhe demagogë, që s’duan të

vdesin jo se i tremben vdekjes, por ngaqë s’dinë si do t’ia bëjë populli pa ta,

individë që rrojnë vetëm për të mos lënë miletin në shkatërrim, hajdutë dhe

vrasës dhe shtazë të babëzitura që janë gati të gërditin pjellat e veta vetëm

79 Dhiata e Re dhe Psalmet, GBV 1991 by permission, f. 380.

80 Shih „Ion Ghika, Din vremea lui Caragea, Scrisori către V. Alecsandri / Nga koha

e Karaxhës, Letra për V. Alecsandrin, Bukuresht 1960, Biblioteca pentru toţi /

Biblioteka për të gjithë, me një parathënie të zgjeruar nga D. Păcurariu.

278

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!