01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

desh, si jo pak të tjerëve, ta rikrijoje në mend e në ngjyra Tiranën ku

ndihesh vetvetja?

Enton Panariti: Mbaj lidhje me miq me të cilët kam mbaruar Akademinë e

Arteve dhe me të tjerë që nuk ndodhen këtu. Marrëdhënia me Shqipërinë

është komplekse dhe prirem t’i shikoj gjërat në mënyrë sa më pozitive.

Gjurmë të rinisë së kahershme nuk para gjen kollaj dhe unë nuk lodhem t’i

kërkoj. Kam bërë paqe me Tiranën e sotme. Ndonëse bisedimet për këtë

paqe kanë zgjatur mjaft dhe janë zhvilluar nën rrezikun e prishjes së

marrëdhënieve (qesh). Mbrëmjet dhe mëngjeset e Tiranës më kanë pëlqyer

gjithmonë dhe vazhdoj t’ia shijoj edhe tani, për sa kohë ndodhem atje.

Kurse ngjyrat mund t’ia vendos sipas dëshirës - kam vënë re se deri tani

Tirana nuk është ankuar.

Revista Haemus: Çfarë nuk di një gjimnazist i talentuar për Perëndimin?

Enton Panariti: Që po ta ndjekë diellin në perëndim, ai nuk do të perëndojë

kurrë.

Revista Haemus: Një vizatimi tashmë të famshëm të Constantin Brâncuş-it,

titulluar “C’est moi”, iu vërsulën hulumtuesit dhe zhbiruesit, që arritën gjer

atje sa të shihnin në një shënjë mbase mistike projektin e një kozmodromi. A

mendon se idetë e pikturës së sotme duhet të prekin thellësi kaq të

pakontrollueshme tek shikuesit? Apo piktura vërtet mund t’ia dalë mbanë të

ringjallë pjesë nga jeta e dikurshme dhe e përkorë e secilit shpirt? A është

piktura një nga përmasat e rëndësishme të ruajtjes së kujtesës?

Enton Panariti: Kritika ndonjëherë hulumton aq thellë, sa arrin në

përfundime të cilat artisti nuk i ka pasur kurrë në mend. Piktura është

ndjenjë dhe ndjenja kthehet në ngjyrë njëkohësisht me hapjen e

matematikës së ngjyrave, ku gërshetimet janë të pafundme. Artisti është

përgjithësisht i pajisur me sy të brendshëm dhe sy të jashtëm. Palët e syve,

më saktë: këta dy vështrime janë në komunikim të përhershëm, por mendoj

se e brendshmja shndrron të jashtmen, jo e kundërta.

Revista Haemus: Këto kohë more pjesë me disa punime në një ekspozitë në

Galerinë “Agora” të Nju Jorkut. Çfarë mendon se i shquan punimet e tua

nga ato të mërgimtarëve të tjerë dhe nga ato të vendësve? Si e sheh në këto

kushte atë “kryeveprën” që u prin punimeve të tjera dhe të cilën ende nuk e

ke përkthyer në vija e ngjyra?

454

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!