01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Megjithëse të ndaluar të shesin në kushte të tilla, fshatarët thonë se u duhet

të mbijetojnë.

Ata japin disa arsye për të treguar përse qëndrojnë këtu dhe në fund shtojnë

se deri sa të mësohen ata me kushtet e Bashkimit Evropian do të kalojnë

disa vite. Sipas tyre, është mentaliteti ai që duhet ndryshuar.

Dhe kush mund të edukojë më mirë se sa media.

Në radion shtetërore rumune, kanali Antena Satelor ka 16 vjet që

transmeton programe për fshatin.

Anton Dorneanu, producent në dhomën e lajmeve thotë se është ende herët

të flitet për ndryshime të mëdha në jetën e fshatit dhe të fermerëve, sepse

Rumania hyri në BE në vitin 2007.

I pyetur për problemet kryesore që lidhen me BE-në dhe fermerët ai

përmend:

"Ende nuk kanë mbërritur fondet që duhet të vinin. Ka patur probleme në

Agjencinë e Ndërhyrjes dhe të Financimeve në Agrikulturë, shpresojmë që

të mos i humbim këto fonde që na takojnë. Kur të vijnë këto fonde nga

Bashkimi Evropian atëherë do të flasim edhe si do të ndryshojë jeta e në

zonat rurale".

"Ekzistojnë edhe probleme që kanë të bëjnë me pronësinë, probleme në

marrjen e fondeve evropiane, shumë prej fshatarëve nuk dinë të hartojnë një

projekt për të thithur subvencione", thotë Anton Dorneanu.

Programet e radios si ajo ku punon gazetari, dëgjohen dhe informohen edhe

nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.

Në një sallë madhështore që përdoret për konferenca shtypi, Sekretari i

Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, një burrë i gjatë me atë pamjen

tipike të byrokratëve të vjetër, na mban një fjalim për të na treguar arritjet

dhe punën e ministrisë së tij. Në këtë fjalim ka shumë fjalë si institucion,

integrim, subvencione.

"Në Rumani rreth 47 për qind e popullsisë jeton në fshat, ndërkohë që në

vendet me bujqësi shumë të zhvilluar në perëndim popullsia që jeton në

fshat është 5 - 7 për qind," thotë Sorin Chelmu për të theksuar shkallën e

vështirësive, me të cilat përballet fshati.

"Transformimi i pronarit të tokës apo blegtorit në fermer është një proces që

nuk ndodh brenda natës, pasi kjo lidhet me probleme teknike, kulturore,

mentaliteti dhe të traditës", thotë zoti Chelmu.

"Përsa takon potencialit, Rumania është në krye të listës së vendeve të BEsë

dhe mund të rradhitemi prapa Polonisë."

"Në periudhën mes dy luftrave botërore, Rumania njihej si hambari i

Evropës dhe Bukureshti quhej Parisi i vogël", thotë Sekretari i Përgjithshëm

i Ministrisë së Bujqësisë.

Por të arritur këtu dhe ndoshta pranë kësaj fame të dikurshme, Rumanisë i

duhet shumë për të bërë.

225

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!