01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

64 Për nderim. – lat.

AB HONORES 64

SENAD GURAZIU

Epoka e Nderit

(Tempulli)

(Poemë-baladë kontemporane) - Adem e Hamzë Jasharit…

dhe të tjerëve të Epokës së Nderit

I.

Ballkan, veshkë e sëmurë Evrope

damarët e tu ngjizur në gjak

portë e pasme ku këlyshë lëpijnë eshtrat

backdoor 1 a la wild-wild west 2

nga porta-flutur dritat të marrin sytë

ndërsa nga pas thikën në sy, tytën në gojë

se nuk sheh Evropë kopshtin tënd në errësirë

më pak vlerë paska kjo skutë për një llamburiçkë

sesa toaletët e tu – keramikë muzeumeve të Indisë

aso ku urinonin zonjat e diplomatëve

të Londrës, të Berlinit, Moskës, Parisit

tash të paprekshmit 3 shohin në toaletët e tu, Evropë

futuristikën e nevojtoreve të tyre publike

ditën kur të rilinden pa etiketa të paprekshëm

presin frymimin kur do t’jenë me nder: të prekshëm

jo të njollosur, të vulosur - e si ta dinin,

as ëndërruar nuk kanë për flush-teknikat

pastaj për krenarinë e urinimit në porcelan

shkumbëzim, mbase avullim i bardhë

e njerëzit (ah, njerëzit…!) dhe ndër këta njerëzit

të paprekshmit, më të ulëtit 4 bhangi 5

flitet se ndër bhangi gjeneralët-fëmijë

njëjtë, lëshojnë brekushet në lojën e tyre ushtarake

tatata-trrrrrrrr… të vrava bhangi i vogël

se kam pushkën më të mirë, më i zoti jam

210

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!