01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

me një fe për të mbajtur gjakun, kemi mbi kurris Austrinë që do të na ndih,

kemi përpara syvet Morenë që na vështron me sy vëllazërie, që njeh çe vjen

Shqipërisë për Greqinë e çe do fitojë nga shpëtimi i Shqipërisë e çe do

humbas prej humbjes së Shqipërisë”

Në arkiv gjeta e lexova letërkëmbimin e Neokli Kazazi, tanimë Rektor i

Universitetit të Athinës, si dhe letërkëmbimin me Jorgji N. Gjika. Në letrën

e këtij të fundit që dërgohet nga Vjena në Gusht të vitit 1913, drejtuar

Shkëlqesisë së Tij Isamil Qemal Bej Vlora, ai shkruan:

Zoti Kryeministër,

Në Qershor të vitit 1911 kishit mirësinë të më jepnit mundësinë për t’më

dëgjuar në katër takime… Ju shpjegova midis të tjerave mënyrën me të

cilën munda të mësoja planet sekrete të Pansllaviznit që deshnin të vepronin

të pushtonin Lindjen, mënyrat dhe praktikat satanike për të kultivuar

urrejtjen mes popujve të Lindjes, të krijonin një ferr me intrigat e tyre, me

synime konkrete për te sunduar kaosi në ide dhe si rrjedhim të krijojnë atë

gjëndje të papranueshme nga të gjitha planet e botës së qytetëruar, e ato

mandej të bëheshin të volitëshme për planet e tyre pushtuese të

Panllavizmit. Duke ju paraqitur me saktësi të gjitha pikpamjet dhe kushtet

në të cilat jetojnë popujt e Lindjes, si dhe mënyra që t’u bëhej thirrje fuqisë

morale të tyre, që ata të bëjnë të vetmen zgjidhje të drejtë të Problemit të

Lindjes për lumturinë e të gjithë popujve, Ju më thatë fjalë për fjalë: “I

dashur zotëri! Në se arrini të kini sukses në atë vepër, do t’i kini bërë një

shërbim aq të madh popujve të vuajtur të Lindjes më shumë se sa i shërbeu

Jezu Krishti njerëzimit të torturuar.”

Neoklis Kazazi dhe Ismail Qemal Bej Vlora duke parë rreziqet që u dilnin

në fillim të shekullit XX-të bënë ç’është e mundur që të afrohen më shumë

të dy popujt, grekët dhe shqiptarët, përpjekje që u kurorëzua me

nënshkrimin e protokollit të krijimit të Lidhjes së miqësisë dhe

bashkëpunimit.

Në një revistë të kohës me emocion gjeta dhe një vjershë kushtuar Ismail

Qemalit.

Më 6 Qershor të vitit 1901 Lidhja e shoqatës “Helenizmos” me kryetar

Neokli Kazazin, dha një dreke për nder të Ismail Bej Vlorës. Në fillim të

drekës poeti Kristos Kristovasilis recitoi vjershën kushtuar liderit të

shqiptarëve dhe mikut të Greqisë.

Më poshtë vijon kronika e kësaj dreke, e cituar në librin “Greqia dhe

Shqipëria në fillim të shekullit të 20-të”):

Drekë për nder të Ismail Qemalit

Duke ndjerë rreziqet që shfaqen në horizont me ardhjen e shekullit të 20-të,

Neokli Kazazi nga ana e Greqisë dhe Ismail Qemal Bej Vlora nga ana e

Shqipërisë, bënë përpjekje të shumta për përafrimin e të dy popujve, që më

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!