01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mendime të diskutueshme; gjërat e shenjta – në kujtime pakashumë të

pakuptuara; simbolet – në emblema konvencionale…” Në vend të teologjisë

mbi qënien njerëzore kanoset embriologjia; një tufë librash gatimi në vend

të një ushqimi të vërtetë. E kur pushtetin e kanë përkohësisht ata “Vampirë

të kujtesës, të kujtesës së zemrës, të kujtesës së shpirtit”, “Sa më i

pashkatërrueshëm të ndihet njeriu, aq më mirë di se Zoti është i

pashkatërrueshëm. Prandaj armiqtë e Zotit përpiqen të dëshmojnë, së pari,

se sa i shkatërrueshëm është njeriu, për të arritur tek shkatërrimi i vlerës së

Zotit brenda njeriut”.

Mirpo me gjithë dijet dhe kumtet që merr, Monsinjori duhet të lutet tani për

armiqtë, për ata që e përndjekin. “Kur vëllai të bën padrejtësisht një të keqe,

thotë ai, duhet të vuash më shumë për të, se sa për vete. E keqja që i bën

vetes është gjithmonë më e vogël se e keqja ndaj teje, ngaqë ai ka dëmtuar

shpirtin e vet pa e prekur tëndin, e si vëlla i mirë ti duhet ta ndjesh më gjallë

të keqen e tij ndaj vetes, se sa padrejtësinë ndaj teje”. Ai i quan vëllezër

bijtë e Agonisë, edhe kur ata janë shkaktarët dhe mbështetësit kryesorë të

saj. Sepse për Monsinjorin “Zoti është aq I gjithëpranishëm, saqë edhe kur I

kthen shpinën, e ndesh përballë”. Ai e kupton vetëshfarosjen që i përgatisin

vetes shërbëtorët e Agonisë dhe ka vetëm një mënyrë për t’u hapur sytë: nga

kahu tjetër i botës, me lutje të heshtura, duke pranuar martirizimin. Sepse

martirizimi nuk është veçse një pastrim i rrufeshëm i shpirtit përmes një

vuajtjeje trupore që shkundullon përfytyrimin tonë. Është ndarja 83 e një

shpirti nga lënda në një mënyrë të veçantë: trupi i pajetë i shtohet lëndës,

kurse shpirti i martirit i bashkohet Shpirtit që vijon të shpirtëzojë krejt

lëndën.

Nulla Ostis 84

Vogëlushi i lindur në një pallat mbretëror buzë Bosforit, takohet me vdekjen

në njërën nga qelitë e burgut famëzi të Zhilavës, ne rrethinat e Bukureshtit.

Sapo ka mbushur tetëdhjetë vjeç. E gjithë kamja e vënë brez pas brezi,

përfshi Pallatin e famshëm të Gjikajve, është shtetëzuar. Pallati do të

kthehet fillimisht në çmendinë e më pas në pijetore. Monsinjori nuk ka

pranuar ta braktisë Bukureshtin as gjatë bombardimeve të llahtarshme, as

kur vetë mbreti i Rumanisë, Mihai de Hohenzollern, miqtë, adhuruesit, i

vëllai me të kunatën (Zonjë Nderi e Nënës Mbretëreshë) i qenë lutur të

merrte njërin nga trenat që shkonin drejt Botës së Lirë. Mirpo bota e lirë e

Monsinjorit është bota ku idealet e tij që marrin frymë, që provojnë

varfërinë dhe tmerrin, përgjërohen për një prijës. Se kur çmimi i lëkurës bje

njëheresh me ngritjen e çmimit të bukës dhe me marrosjen e çmimit të

83 Në latinisht: martyrium, kurse në greqisht: martyrion ka edhe kuptimin ndarje.

84 Asgjë për t’u vënë në dyshim – lat.

280

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!