01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ISUF SHERIFI

Rrëfimi për Gurët dhe Pavarësinë

Saktësisht askush nuk e dinë se kur janë rrokullisur ata gurë që zurën vend

në themel dhe majë të Kullës së Re.

Disa thonin që ishin rrokullisur në ditën që kishin filluar prapshtitë mizore

të hordhive „içe“. Disa thonin edhe më herët,..ndoshta në kohërat që nuk

mbahen mend, në motet kur kronikat e kohës janë gdhendur në gurë.

Çdo gjë që lëviz, ndalet e zë vend dikur!

I tillë është edhe ky mooommmeeennnt.

Rrëfimi për Gurët dhe Pavarësinë është një PUZLE prej dheu e gjaku, prej

fjale e shkëmbi që i mungojnë pjesë. Ky moment kthen një pjesëz të saj.

Ata gurë i kishim në qafë;i kemi

Ata gurë i kishim në zemër;i kemi

Ata gurë i kishim në shpirt;i kemi

Ata gurë i kishim në xhepa;i kemi

Ata gurë i kishim në mbamendje;i kemi

Ata gurë i kishim në lotët tanë;i kemi

Ata gurë i kishim skaj gurëve të kufinjëve;i kemi

Ata gurë i kishim në barikada;i kemi

Ata gurë i kishim në istikame;i kemi

Ata gurë i kishim tek këmbët e nëpër duar në demostrata;i kemi

Ata gurë i kishim në mexhde me fqinjin...

Gjithkund i kishim ata gurë;i kemi.

I kishim edhe si gurë varri, shenjë për të rënët që megjithëse të shtrirë

horizontalisht, ATA lëviznin së bashku vertikalisht me gurin. Gurë apo

Asteroidë që, kur binin, shkundnin kafshët e zeza mbi tokë të bardhë…

Rrokullisjet do të vazhdojnë deri në skupallën e re të rinisjes së re për

përplotëninë e saktë të rrëfimit për Gurët dhe Pavarësinë.

Është një Oxhak prej guri që pret me ngulm Oxhakun Binjak. Oxhakë të

tjerë kanë filluar ta ndiejnë se si zë e lëviz gacë e fjetur shekullore e gurit në

bark. Lypin t`i fryejnë gacës. Përplotënia e Kullës ndjell gurët tjerë

fluturues. Dita kur do të zënë vendin e tyre bosh, do t`i ngjajë këtij

momenti.

316

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!