01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kapi syri dy viganë kokërruar që mbanin të lidhur secili nga një tiranozaur

të tmerrshëm. Ishin portierët. Nameti dëgjoi pëshpërimat e tyre, pastaj

dialogun e gjigandëve me kafshët përbindëshe, thanë diçka si "bie erë

njeriu, mes nesh kemi një njeri", pa tramierin t'u thoshte diçka në vesh,

pastaj tramieri i erdhi pranë e i shkoi krahun, "ky është njeriu që kemi

ftuar", u tha, përbindëshat shqyen një buzëqeshje dytonëshe dhe pas kësaj

hynë brenda pa pengesë.

Pa e ç'nuk pa atje. Duar nga ato që reklamonin orë, unaza e byzylykë ari që

bënin akrobacira. Shalë të ngritura përpjetë, nga ato të vitrinave, që vishnin

çorape të holla grash. Buste me mbathje e sytjena, trupa të plotë vajzash që

nuk kishin arritur të visheshin e i kishin gjokset përjashta. Djem plot

muskuj, të bardhë, të zinj e të verdhë, të veshur e të zhveshur, të kollarisur

me kostume apo me kanatjere plot figura. Parukat kalonin nga një kokë te

tjetra, fëmijët hipur mbi zhapikë e kuaj, Bob Sfungjeri i kishte hipur një

breshke, Barbi bënte paradë mode në krahët e Spajdermanit. Ana ishte ulur

në një kënd, kishte mbledhur plot fëmijë përreth, disa i vishte, të tjerëve u

konte akullore, se ishin të vegjël, më të vegjël nga pëllëmba e saj. Nameti

pa orën, po asaj i ishin fshirë akrepat. "Tek ne nuk ka kohë", i tha një peshk

i kuq hipur mbi biçikletë dhe i tundi bishtin. Ushtonte muzika. Qenë disa

melodi njëherësh, nga të gjitha llojet e melodive të botës, sepse edhe

kukullat qenë nga të gjitha llojet. Ndërkohë u dëgjua një si pëshpëritje e

madhe, u ndje pështjellim, që më pas futi brenda fjalë e fjali: "Erdhën

përsëri". "Atë punë kanë". "Sonte do t'i pranojmë?". "As sonte as kurrë".

"Po ata po qajnë". "Gënjejnë, sytë e tyre nuk lotojnë". "Po ata thonë se duan

të jenë kukulla". "Ata kurrë nuk mund të jenë kukulla".

Ç'po ndodhte? Përse bëhej fjalë? Mezi e gjeti tramierin, i cili do t'i thoshte

se ishte një çështje e zakonshme, që ndodhte sa herë mblidheshin e festonin.

Do t'i thoshte se kishin ardhur monumentet, hipur mbi kuaj, armatosur me

shpata e armë zjarri, kryesisht gjeneralë e cezarë, kriminelë që kishin

zhdukur nga faqja e dheut njerëz e qytete, raca e popuj, kishin djegur libra,

tempuj, shpikje, njerëz të gjallë. Do t'i thoshte gjithashtu se ata ankoheshin,

kishin jetë të vështirë atje ku i kishin bërë monumente, rrinin jashtë në shi,

në të ftohtë e në të nxehtë, nuk i nderonte kush, ishin të palëvizshëm e të

lodhur nga ngujimi në të njëjtin vend. Kishin bërë lutje me shkrim, kërkonin

të bëheshin edhe ata kukulla, t'i vishnin me rroba të bukura, t'i lyenin me

bojra, të ndjenin zëra të gëzuar e të ishin të rrethuar nga dritat. Do t'i thoshte

se ata hiqnin dorë nga gradat, nga titujt, nga kapitujt e historisë, dorëzonin

vullnetarisht kuajt, shpatat, gradat, mohonin emrin, donin të quheshin

thjesht kukulla.

Po a mund të pranohet kjo?, do të thoshte tramieri. Nuk mund të pranohet.

Ata, edhe po i pranuam, do të fillojnë nga grushtet e shtetit, nga kurthet, nga

skllavërimi, nga shthurja e prostitucioni. Do të kërkojë secili të jetë i Pari,

komandanti i të gjithëve, perandori i të gjithëve, do të kërkojë të krijojë

369

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!