01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

këtë shkollë, vështrimi i tij mbi historinë është ai i një ekonomisti kombëtar,

një specialisti të madh, por në asnjë mënyrë „më objektiv“ se ai i mënyrash

të tjera të vështruari, ai është jashtëzakonisht i njëanshëm dhe joelastik:

gjenialiteti dhe justifikimi i tij nuk gjendet në rangun më të lartë të

mendimit, por në vendosmërinë e tij për veprim.

Nëse ne sot do të gjendeshim në vitin 1831 dhe jo në 1931, ndoshta poeti

dhe shkrimtari do të ishte shumë i shqetësuar nga dhimbjet dhe tronditjet e

së nesërmes dhe pasnesërmes dhe për njëfarë kohe do t’i kushtonte të gjithë

fuqitë e veta njohjes së përmbysjes që po përgatitet. Kështu e ka bërë

asokohe poeti Heinrich Heine, dhe ai u bë për njëfarë kohe, ndoshta për

kohën më të frytshme të jetës së tij, mik dhe bashkëpunëtor i Karl Marx-it

në Paris. Sot ama po ky Heine do të interesohej sërishmi më shumë për të

nesërmen dhe pasnesërmen sesa për zbatimin e asaj, që prej kohësh është

njohur si e drejtë dhe e vlefshme për t’u zbatuar. Ai do ta njihte pa u

menduar më gjatë, që socializmi e ka lënë mbrapa shkollën e tij dhe tani ose

duhet të marrë pushtetin e botës ose do të marrë fund. Dhe ai do ta

miratonte dhe do ta quante të drejtë këtë ngjarje, pushtimin komunist të

botës, por nuk do të kishte ndonjë shtysë, që të merrte pjesë edhe vetë në

këtë makinë që rrokulliset plot vrull.

Poeti nuk është as diçka më mirë as diçka më pak se një ministër, një

inxhinjer, një fjalimtar, por ai është diçka krejt tjetër nga ata. Një sëpatë

është një sëpatë, dhe me të mund të çash dru ose dhe kokë. Një orë ose një

barometër shërbejnë për të tjera arsye, dhe kur bëhet përpjekja të çahet dru

ose kokë me to, atëherë ato shkatërrohen, pa pasur ndonjë njeri përfitim prej

kësaj.

Nuk është këtu vendi, që të numërojmë dhe sqarojmë detyrat dhe funksionet

e poetit, si të një vegle të veçantë të njerëzimit. Ai është ndoshta një lloj

nervi në trupin e njerëzimit, një organ, që të reagojë në prani thirrjesh të

brishta apo nevojash, një organ për të zgjuar, për të paralajmëruar, për të

tërhequr vëmendjen. Por ai nuk është një organ, me të cilin të thurren dhe

gozhdohen pllakate, ai nuk përshtatet për tellall në treg, sepse fuqia e tij nuk

gjendet tek zëri i lartë, këtë Hitleri mundet ta bëjë shumë më mirë. Por

sidoqoftë, detyrat e tij mund të jenë këto ose ato: vlerë ai ka dhe seriozisht

ai është për t’u marrë vetëm atëherë, kur nuk e shet veten dhe nuk e lë veten

të shfrytëzohet, kur ai më mirë pranon të vuajë ose vdesë, sesa të tradhëtojë

atë që ai e ndjen si thirrjen e tij.

357

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!