01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Por atëkohë vetëm unë dhe macja ishim të vegjël. Prindërit më blinin shumë

kukulla e mureve të jashtme të shtëpisë me gurë zalli zvarriteshin zhapikë.

Nuk e di pse tani kam pështirë prej të mumifikuarit. U ngjan kukullave që

gjymtoja e vogël, tashmë zhndrruar në njerëz të vërtetë për t`u hakmarrë me

mua.

Kujtesa është tren i largët harruar një shine të ndryshkur. Me zor kujtohem

se kam gjymtuar vetëm një kukull që më ngjante plotësisht, por ishte shumë

e vogël dhe mund të bëja ç`të doja me të. Mbaj mend që dhe flokët t`ia kem

shkulur e bërë tullace, ndërsa ajo përnjëmendtë ishte shumuar gangrenë në

mijëra fytyra që shëtisin përtej xhamit të gotës, qelqit mes parvazit e qiellit

që nuk e shoh.

Shah

Nuk kam vuajtur nga dobësia për të tjerët, por në të vërtetë kam vuajtur.

Mjeku më diagnostikoi haluçinante. Nga syrtari i aftësive të tij që i mendon

mrekullibërëse nxori një dosar përkujdesjesh të çuditshme. Një radhë

veprimesh idiote që duhet t`i kryej në orë të caktuara. Duhet t`i ndjek pikë

për pikë si rite të mallëkuarish, përndryshe duhet t`i nis nga e para. Tashmë

mjeku është njëri nga miqtë a shpëtimtari im.

Rrethohem prej kaq shumë qeniesh njerëzore sa çuditem pse egzistojnë

vetëm gjashtë përemra vetorë për t`i zëvendësuar. Kjo i thjeshtëzon gjërat

në fakt, sepse duket sikur të gjitha ditët duhet të flas vetëm për gjashtë

njerëz si për gjashtë ditë jave pa të dielën. Pikërisht dita në të cilën kam

seancën me mjekun. Sa e besdisshme do të ishte një vetë e shtatë. Madje

doktori çuditet sesi unë kur rrëfej përditat e mia i zgjedhoj foljet pa veta.

Si fillim më ndërpriste duke menduar se nuk e dija mirë gjuhën time. Më

pas thjesht ngryste pak vetullat por kuptohej që e shihte si veçanti. Dukej

sikur i pëlqente ai rrëfim: “Hekuros rrobat. Marr mëngjesin. Shkëmbej pak

fjalë. Nuk më pyesin ku isha. Rrallë u kthej përgjigje pyetjeve.”

Funksionoja në rregull kështu.

Vjen një çast që foljet më duken të kota si vetat. I fshij nga përdorimi:

“Rrobat, mëngjesi, pyetje boshe, biseda në heshtje.”

Doktori fanitet.

Si në shah kisha mënjanuar ushtarët, oficerët, kuejtë, torrat, mbretëreshën

dhe mbretin e kisha lënë pa të gjithë përballë një ushtrie të përgaditur mirë

në një tabelë shahu fantazmë.

Kurrë nuk kam luajtur shah si profesioniste ndaj kam fituar rrallë. Më

tërheq vetëm lëvizja në formë L-je. Mendoj se kështu do të arrij të kaloj në

të gjithë katrorët bardhë e zi.

395

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!