01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ESSEN NON VIDARE

ARIAN LEKA

Ne, fëmijët e rritur si Tom Sojeri

- Kam filluar ta kem gjithmonë e më të

vështirë të kuptoj se kush i modelon

fëmijët: vetë ne, prindërit e tyre që i

lindim dhe u vëmë emra, shkolla,

farefisi, fqinjët, shokët e fëmijëve,

mësuesit, MP3, institucionet e kulturës

apo të besimit, teatrot, SMS, emisionet

për fëmijë në TV, librat, IPod-et!?

Mendoj se kemi shkuar shumë larg, gjer

aty prej nga mund të thërrasim:

“Fëmijëri, ku je?”

Në mes kam mbetur vetëm unë. Djathtas janë djemtë e mi binjakë, ndërsa

majtas, thuajse tridhjetë vjet pas, është fotografia ime, ku kam dalë në

moshën që kanë sot djemtë e mi.

Kësaj letre po ia drejtoj këtë letër.

1.

Por nëse duhet të kthehem në fëmijëri, miku im (që më vështron drejt e në

sy mbërthyer gjer në grykë me atë bluzë "deveje", si të gjithë nxënësit e

mirë të shkollës që në tabelën e nderit hipnin tek avioni, me ato jakat e

vogla të nxjerra jashtë, duke mbuluar gjithçka me "fëshfëshe" si për të

fshehur atë që bën gjumin e madh nën lëkurën e fëmijës), nëse, pra, më

duhet të kthehem tek ti, këtë nuk mund ta bëj pa kujtuar paksa edhe Tom

Sojerin dhe Hak Finin.

Them se të kujtohen edhe ty, ndonëse kujtesa është cilësi e njerëzve prej

mishi dhe jo e njerëzve prej letre, siç je ti tani, miku im.

Mu për këtë shkak, më duhet të kthehem pas e të risjell ndër mend kohën,

kur ti kishe aq shumë ëndrra ose, siç me pëlqen ta them në dialekt, ândrra.

Ndonëse këto, shumë ândrrat, ishin qibare e fare të thjeshta!

361

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!