01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

egjistruar edhe drejtimin Letërsi dhe gjuhë shqipe dhe kam pasur rastin të

marrë pjesë nëpër mbrëmje letrare, të cilat mbaheshin në fakultetin

filologjik dhe tërhiqnin shumë studentë, pasi ato kuptoheshin edhe si

aktivitete artistike kundër diskriminimit. Prishtina atëherë ka kaluar vitet më

të rënda të shtypjes dhe jeta studentore ka qenë shumë e terrorizuar. Në atë

kohë unë kam bërë një jetë mes Zhurit dhe Prishtinës, dhe kam vijuar i

tërhjekur shkrimin e poezive. Këtë e kam bërë që në klasat e fillores. Si

rezultat i këtij aktiviteti letrar ka dalë vëllimi i parë poetik „Gryka e Lumës”

(1992).

Revista Haemus: Si e përftoje atëhere dhe si e sheh tani trysninë e huaj në

truallin tënd, mbi gjuhën dhe mendësinë tënde? Rrënimi i shkallëzuar i ish-

Jugosllavisë i detyroi shumë të rinj kosovarë të merrnin udhën e mërgimit.

Cilat ishin arsyet kryesore që “caktuan” rrugëtimin tënd fatnor?

Riat Ajazaj: Trysnia e atëherëshsme ka qenë barbare dhe joproduktive. Ajo

ka qenë e bazuar në urrejtje dhe përjashtime individuale e etnike. Si e tillë

ajo ka shkaktuar shumë vuajtje, ka lënë shumë pasoja negative. Kurse tashti

po ndodhë një fisnikërim, një pasurim, pra një begatim shpirtroro-matrial,

që do të sjellë zhvillime të hovshme shoqëroro-kulturore. Kosovarët janë

shumë të zgjuar dhe do të ecin shumë shpejt përpara.

Sa i përket arsyeve të largimit tim, ato kanë qenë para së gjithash të natyrës

familjare. Pas mbylljes së dhunshme të Universitetit të Prishtinës u bë

pothuajëse i pamundur shkollimi atje dhe perspektivat për punë nuk

ekzistonin fare.

Revista Haemus: U gjende befas mes një vendi të zhvilluar perëndimor. Si

çdo vend i tillë, edhe Gjermania ka dy përmasa: njëra historike, e afërt dhe

mikpritëse për intelektualët shqiptarë, dhe tjetra e përditshme, plot

vështirësi, sprova, por edhe arritje nga të mbijetesës. Cila mendon se ka

qënë periudha vendimtare për krijimtarinë tënde?

Riat Ajazaj: Studimet në fakultetin filologjik apo në Brecht Bau, si quhet

këtu një ndërtesë betoni me xhama të mëdha, kanë qenë vendimtare për

krijimtarinë time. Këtu njoha letërsitë e mëdha botërore dhe veçanërisht

letërsinë e mrekullueshme gjermane. Me vite mandej ajo ndërtesë u bë azili

im shpirtëror. Në bibliotekën e pasur të saj ndjehesha i mbrojtur nga furia e

luftrave në ish-jugosllavi dhe nga pengesat burokratike që më dilnin

përpara. Po aty kam njohur njerëz të mrekullueshëm që i kam bërë miqë.

Kam pasur fatin e madh të marr njohuri letrare nga profesorë të shquar, ndër

të cilët do të veçoja ligjeratat dhe seminaret e profesorit Juergen

400

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!