01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

i lexues asht edhe ma e randë. Shiko, i thashë: unë nuk di përse, por di se ku

duhet t'a lexojsh. Dhe jam i sigurtë se aty do e lexojsh. Në hale. Po. S'ka

dyshim. I vetmi vend ku përqendrohemi në jetën tonë të rrëmujshme alla

oksidentalçe, asht haleja. Asht e vërtetë se ne hamë shpejt dhe dhjesim

kadalë, në të vërtetë duhet të jetë e kundërta, por nejsa ma. Prandej them, je

që je, po dhihesh që po dhihesh me çerekorsha me radhë: e fatti una cultura,

no!

Altruisti hajgarexhi

Më ke gjakun borxh, i tha dhuruesi i gjakut, pacientit të cilit sapo gjaku i

dhuruem prej tij i kishte pështue jetën.

Loja (Joël Gayraud)

Sa ma shum me u ngjitë në shkallën shoqnore, aq ma shum argëtimet e

humbasin domethanien. Punëtorët e vjetër të fabrikës në parapensionim që

lozin murlan në kafen e qoshes i përkushtohen nji argëtimi ma të

qenësishëm se pasunarët e rij që lozin golf, lojën ma absurde dhe të

mërzitshme që asht konceptue ndojherë. Në mënyrë kuptimplote, ka ndodhë

që tekëndej shekullit të XVIII të vijë tue u zhvillue kjo lojë koloniale

aristokratësh të mekun që, tue heqë dorë prej tana vlerave agonistike mbi të

cilat bazohej fisnikia e tyne, nuk guxojnë ma me u matë kund përpos se mbi

nji sipërfaqe të dallgëzueme në nji turné të kotë kundër vetes së tyne, të

qëruem prej cilitdo rreziku. Nji sport katran coftinash etike dhe politike që

ka mujtë sall me tërhjekë vetëm favoret e klasave mbizotnuese aristokratike

që sot ndajnë kontrollin e ekonomisë planetare. Manjatë sauditë, brockers të

bregut Perëndimor, burokratë aziatikë të shajnitun prej ekonomisë së tregut,

mafiozë rusë në krye të rrengjeve industriale dhe të industrisë së rrengut, të

gjithë i bashkon entuziazmi për luksin kallp të greens. Këtu, mbjellja andejkndej

e lojtarëve të ndihun prej caddie-t të vet, i jep gjithsecilit prej tyne

iluzionin se asht nji njeri. Borgjezi i vogël i gëzohej pasjanseve në qetësinë

e sallonit të vet; green-i dhe shtatëmbëdhetë birat e tij janë barazvlera e ajrit

të lirë të atij salloni dhe sidomos e qetësisë së tij mirakandës: nji kronotopí e

pacekshme prej ngjarjes. Sepse drejtori i nji ndërmarrjeje ose i nji Shteti –

amà, asht e njejta gja – nuk druen e as urren asgja si ngjarjen; dhe kur luen,

don lojën e pastër, ku nderohet serioziteti. Proletari argëtohet nga zhurmat e

kafenesë, nga të porsaardhunit, nga pyetjet. Nga njana anë nji pjesë e

atmosferës së hapun ndaj jetës, ndaj tokimit, ndaj ngjarjes, nga tjetra nji

botë në kllapa dhe e kthyeme shterpë. Ndamja jetë e lojë nuk njihej nga

proletari. Por kjo epokë asht në pikën e zhdukjes. Sot vetmia borgjeze dhe

69

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!