01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

por vetëm njerëzve më të ngritur. Sipas tij, për shijimin e saj lexuesi ose

dëgjuesi duhet të kenë dhunti të larta: “N’dorë e merri e këndoni,

Ju qi dini me kënduom,

Vini veshët e ndëgjoni

Ju qi dini me ndëgjuom.”, shkruante Budi.

Kush do ta kishte durimin pas kësaj... për t’u marrë me misionin e

poezisë..?! Megjithatë revista “Poeteka” u rrit duke mbërritur e plotë deri

tek 10-ta. Dhjetë numra të saj kanë përkuar edhe me rritjen e prestigjit të

festivalit POETEKA që nisi serinë e leximeve poetike të hapura për

publikun si projekt i një grupi poetësh dhe artistësh të fjalës të cilët, në

shtator të vitit 2004 në Durrës veprimtaritë i zhvilluan nën simbolikën e një

anijeje liburne ankoruar në breg, pranë Torrës veneciane, zbukuruar me

poezi të shkruara në vela e me mozaikë, sipas organizatorwve; për të dhënë

një shenjë të eksportit të vlerave kulturore, veçanërisht në kulturën e

shkruar. Një pjesë e poetëve kishin ngelur të panjohur deri në daljen e

numrit tw parw tw kësaj reviste. Sot trokasin në derën e redaksisë së saj,

takohen atje, bashkohen atje poetët. Nuk është rastësi që një nga poetet e

reja Luljeta Dano, e promovuar si zë poetik prej dritareve të kësaj reviste

fitoi çmimin për poezinë më të mirë në konkursin kombëtar të letërsisë për

2007-ën. Asgjë nuk është e rastësishme në suksesin e revistës dhe festivalit

POETEKA që u bë zanafillë e saj. Ka një motiv të fuqishëm përtej

sakrificave për krijimin e festivalit poetik dhe revistës që pasoi; të

mbrohemi nga rreziku që afron: humbja e lexuesit. Sakrifica inteligjente e

botuesit të revistës dhe drejtuesit të Festivalit POETEKA, Arian Leka,

tashmë është shenjtëruar në një galeri të pasur vlerash, për të cilat fjalë më

të hijshme do ishin vetë vargjet e poezisë së Silke Liria Blumbach, botuar

në këtë numur:

“Pas këtij muri, shpresojmë, prapa kësaj galerie,

do na pres Dielli Qendror me një shkëlqim

që djeg të gjitha mërzitë nga zemrat tona”.

(Dielli Qendror, POETEKA 10, fq 62).

Revista botohet në version shumëgjuhësh: shqip për autorët e huaj dhe në

gjuhë të huaj (anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht

etj.) për autorët shqiptarë. E veçantë e revistës është edhe publikimi i

konfrontuar i poezive që botohen origjinalit, duke u ofruar një mundësi më

shumë si dhe duke u krijuar shijen e sfidës te përkthyesit, sidomos te të

rinjtë.

Revista POETEKA shpërndahet në 58 qendra universitare në Shqipëri,

Kosovë, Maqedoni, Itali, Austri, Francë, Spanjë, Belgjikë, Kroaci, Slloveni,

Bosnjë, Serbi, Britani e Madhe, Bullgari, Rumani, Greqi, Rusi, USA (Nevv

180

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!