01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

në zezonën tuaj – të turpit mercenarë

në ballë me thika ravijëzuar reliktet e urrejtjes,

çdo bëni tash? Do hedhni puseve viktimat

në sytë e fëmijëve shashtisur (s’ka se si)

hijet e tmerrit nuk duken ndryshe,

nuk shihen ndryshe

ata që masakrojnë pleq e fëmijë – krijesa të trishta

kërcejnë n'lumin e zi-katran, si alien-ë të Gigerit 15

të çartur, sypëlcitur nga gjaku - humnerave

të gjejnë rrugët e ikjes; lemeri të dështuarish,

me nofkë o pa emër, tatuazh i mërdhezur

gjetur metropoleve, mjerim pijanecësh

skutave më të ndyera të Lindjes, gjer në Siberi

për t’varguar fallangat, legjionet e zeza,

hordhitë mizore – ja si hanë dhe misht' e vet

në emër (ndoshta) të mbijetimit kanibalistik

lloj-lloj njësitesh shfarosëse, “tigra” arkanoidë

beret’kuqë-komando… - për çfarë “dorë e zezë”

foshnjet t’i masakrosh, të luash crematoria?

Tash nuk ke kohë as bishtin të ulësh, ork i ndyer

gjaku në alkohol kumbullash kthyer

të kapërcesh kufomat e prishura prej kohësh,

hendeqeve, gropave - viktima të pafajshme,

pleq, gra, fëmijë… këputur me dorën tënde mpirë

gjilpërash narkotike, sterilizuar në flakët e nëntokes

të gjesh e të mbledhësh gjymtyrët tua tash

për të fshehur pasionin apokaliptik

pas bishtit të atij që të solli, shtatë palë brirësh,

shtatë herë përdredhur; të strukesh thellë bishë

jazbinave më të errëta të ferrit, si gjakpirës

të arrish në tokën tënde i ndyer, i dërguar,

i paguar për të ngordhur,

për t’u shuar

e, çuditërisht i gjallë

kthehesh!

IX.

Për të tjerët,

të paemër legjionarë

koshmaret vazhdojnë të quhen koshmarë;

ditë-netët mbesin skëterrë

atje ndër strofka hijenash lebetitëse;

pluhuri shkundet nga fytyrat, uniformat

217

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!