01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Riat Ajazaj: Do të doja që krijimet e mia të kishin përafëri me krijimet e

Martin Camajt dhe para së gjithash do të kisha dashur ta njihja personalisht

atë njeri. Tashti kjo është e pamundur dhe në njëfarë mënyre sikur ua kam

lakmi atyre që e kanë njohur atë nga afër. Në vitin '90, si student në

Prishtinë, e lexova në gazetë një lajm të vogël për vizitën e tij në Kosovë.

Aty edhe e kishin dhënë të fotografuar me një kapelë. Më bëri shumë

përshtypje pamja e tij. Ai po kthehej pas shumë vitesh mërgimi në Prishtinë.

Kurse ajo që gjeta shumë vite më vonë në veprën e tij është përplot liri dhe

natyrshmëri. Ai njeri duhet të ketë pasur një shpirt shumë të lirë dhe një

kulturë shumë tolerante komunikimi! Duke qenë se vepra e tij u shkrua e pa

ndikuar nga ideologjia e diktaturës dhe pa trysninë e tregut të librit, që

shpesh imponon tema që shiten, pra nuk është komerciale, poashtu, edhe për

faktin se ajo vepër nuk përmbanë dhunë direkte, apo të them më mirë, se

dhuna aty jepet vetëm përmes metaforave e kuptimeve nëntekstore, vepra e

tij do të bëj një ndikim të madh në letërsinë shqipe. Mendoj se kjo që po

përjetojmë tashti në fillim të shekullit 21 është vetëm fillesa e këtij ndikimi.

Nga mesi i këtij shekulli ndikimi i tij do të jetë shumë më madh, pasi edhe

diskursi i tashëm shqiptar do të lirohet nga shumë paragjykime të

prapambetura për artin. Te vepra e tij shihet qartë një tejkalim i mënyrës

tradicionale të rrëfimit. Krejt kjo falë studimeve që i ka bërë në Itali dhe

Gjermani. Pra ndikimi i këtij shkrimtari do të jetë pothuajëse i njëjtë me atë

të Hölderlinit në letërsinë gjermane.

Revista Haemus: A ka ndonjë njeri, libër, ose ngjarje, që ndjen se ka

ndikuar fuqishëm në formimin tënd si shkrimtar?

Riat Ajazaj: Kur e kam lexuar në moshë të re një roman për sunduesin

egjiptas Ramzesin II. E kam lexuar në verë dhe nën hijet e mureve të

shtëpisë sonë të re, që ka qenë në ndërtim. Në atë libër e kam zbuluar për

herë të parë përftimin e kohës tjetër në art. Por fillimisht në mënyrë jo aq të

vetdijshme. Vapa e padurueshme, ajo në të cilën ndodhesha unë dhe ajo e

cila vinte nga Egjipti faraonik i librit, sikur hynin dhe dilnin në njëra-tjetrën.

Duhet të kem qenë në vitin e parë apo të dytë të gjimnazit. Më vonë jam

kujtuar shpesh në atë mundësi përftimi.

Revista Haemus: Ke njohur me rrënjë mërgimin. Ç’përshtypje të la

Shqipëria kur shkove atje për herë të parë? Ishte një përplasje mes mitit dhe

së vërtetës pasmoderne, apo një “mishërim” i ëndrrës së kahershme? Po

vendlindja si të është dukur gjatë kthimeve?

403

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!