01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kjo vepër e paçmuar ofron shumë pak të dhëna për muzikën e grave, e cila

konsiderohet më shumë si mitologji dhe estetikë e Homerit të nderuar, se sa

art me anë të të cilit gratë kanë mundur të shprehen lirshëm.

Historia e parë e njohur për gratë e shquara të Greqisë klasike, e veçanërisht

për muzikantet e asaj periudhe, nuk është paraqitur e kompletuar deri në 11

komeditë e Aristofanit 91 . Mikja e Pindarit, Korinna, ka qenë partnere në

gara dhe pesë herë ka korrur fitore. Një nga gratë më të shquara të Greqisë

klasike, Lais, ka qenë këngëtare, poete dhe filozofe, qytetare e Korinthit.

Korinthasit i kanë ngritur tempull dhe kanë bërë medaljone me fytyrën e saj.

Për Laisin thuhet se ka qenë këngëtare, por nuk ka gjurmë të këngëve të saj,

Leontium, këngëtare, poete dhe filozofe ka qenë mike dhe nxënëse e

Epikurit. Për Safon thuhet se ka marrë shpërblim prej Alcaeusit, sepse ka

qenë këngëtare më e mirë se sa ky që ka qenë poet.

Përshkrimi i kurtizaneve si “mbretëresha të mbretërve” (kryesisht për arsye

se nga mbretërit kanë mundur të marrin krejt çka kanë dashur) të Aristofanit

nga Bizanti qartë tregon se sa pak profesione i kanë nxitur këngëtaret në

Greqinë klasike. Si grua e lirë, kurtizanja ka pasur mundësi të perfeksionoj

edukimin e saj dhe, sipas kësaj, të bëhet më tërheqëse, duke mësuar

muzikën. Është konstatur se shumica e grave duhet të jetojnë duke u

përkujdesur për fëmijë, e kursesi ato nuk janë nxitur që të edukoheshin.

Historia zyrtare e këngëtarëve të epokës klasike ka përfunduar me

Plutarkun, sepse më tepër se 1000 vjet nuk ka pasur asnjë të dhënë në të

cilën do të bazohej ndonjë kronologji.

Artistet e muzikës e kanë humbur pozitën e tyre shoqërore në Romë, sepse

mbretërit romakë nuk e kanë vlerësuar lartë as muzikën e as gruan.

Në periudhën e pushtimeve barbare dhe në fillim të mesjetës muzika nuk e

ka rifituar statusin e saj.

Mirëpo, muzika përsëri e ka arritur ate, në periudhën e sundimit të Gergurit

të Madh në fillim të shek. VII. Gjatë sundimit të tij, muzika u bë pjesë

përbërëse e ceremonive fetare. Mirëpo, vetëm burrat dhe djemtë kanë

guxuar të këndojnë liturgji. Në periudhën kur kanë sunduar priftërinjtë

kishtarë, e veçanërisht shën Pavle, për gratë ka qenë e ndaluar që të

këndojnë, vallëzojnë ose të luajnë në instrumente. Duke shkruar për

edukimin e femrave, shën Jeronimi ka porositur: “nëse ndonjë grua është

përcaktuar për jetën fetare, bindeni të mos përdorë kozmetikë, as të mos bart

stoli, as të mos luajnë në asnjë instrument muzikor; por nxiteni që të këndoj

psalme dhe himne”.

91 Aristofani është komediografi më i madh i Greqisë. Është lindur në Athinë kah

viti 445 p.e.r. Shkroi 44 komedi prej të cilave njihen 11. Njëra prej tyre titullohet:

“Gratë në parlament”. Meqenëse burrat nuk ishin të aftë për të drejtuar jetën e

vendit, udhëheqjen në parlament e marrin gratë. Ato bëjnë reforma të cilat kishin për

qëllim zhdukjen e dallimeve sociale dhe të ndihmonin të varfërit.

301

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!