01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Të mendojmë Zotin – rruga më e mirë për të mos humbur kohë e për të

fituar përjetësi.

Po e vendose Zotin në gjithçka bën, do ta gjesh në gjithçka të ndodh.

Lutja jote të qarkullojë në të gjitha, e fshehur, e fuqishme dhe e gjallë si

gjaku.

Porositë e Zotit rëndojnë mbi supet tanë, por me peshën e flatrave.

S’ka aq rëndësi çfarë bën, se sa mënyra si e bën, e as ato që të ndodhin, në

krahasim me mënyrën si i pret.

Të ledhatosh (shpirtërisht) domethënë të mbjellësh në shpirtin e atij që vuan

një realitet më të vërtetë se sa dhembja e tij.

Të ledhatosh ka kuptimin t’i japësh jetë një shprese.

Të ledhatosh do të thotë t’i mundësosh të përvuajturit që të tejshohë mes

nesh dashurinë e Zotit ndaj tij.

Zoti është i vetmi që, në mëninë e Tij, nuk harron të dojë.

Të harrosh vetveten nënkupton gjithmonë të zesh vendin që të takon.

Zoti bën që gjërat e kësaj bote të heqin dorë prej nesh atëhere kur ne nuk

heqim dorë mjaft shpejt nga gjërat e kësaj bote.

Hiri… një padurim i Zotit. Ai dëshiron t’i ketë të gjithë fëmijët me Vete, sa

më shpejt, para gjithçkaje e me çdo çmim.

Është një dhuratë falas, është mrekullia e parakohshme, ushtrimi i së

„drejtës së faljes”.

„Patiens quia aeternus” (I duruar, sepse është i përjetshëm). „Impatiens quia

amans” (I paduruar, sepse na do).

Mirësia nuk është në thelb veçse trajta më e përkryer dhe më e thjeshtë e

drejtësisë.

148

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!