01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

vdekje. Ata pandehin se vdekja ka për të gjithë të njëjtën peshë, të njëjtin

kuptim dhe se vdekja nën torturë është më e padurueshmja. Verbimi

shpirtëror, ose më saktë: të gjalluarit jashtë Shpirtit i bind se jeta e gjithkujt

mbyllet njëheresh me vdekjen dhe se hidhërimi i të vdekurit mes dhembjesh

trupore e shndërron në ferr të përjetshëm jetën e përkohëshme.

Monsinjori e njeh në thelb këtë shekull. Di se mishi është ndërkryer të

gëlltitë e të mbytë Shpirtin, por ndodh si atëhere kur stomaku gëlltit dhe

rropatet të mbytë një thikë diamanti. Ata nuk e njohin as fuqinë e një pike

gjaku shqiptar para vdekjes, e një pike që rrjedh e para, ose e fundit. E

qindfishuar nga hyjnorja, ajo pikë gjaku dëshmon sërish se qetësia me të

cilën shqiptari pret vdekjen nuk është shpërfillje, krenari e sëmurë, etje për

të hyrë në këngë e legjenda e as përbuzje ndaj kësaj jete, por një shprehje e

rrallë e besimit në një botë tjetër.

Ajo pikë gjaku zmadhohet në rrembat e Monsinjorit edhe ngaqë ai mpaket

dhe nuk peshon më shumë se pesëdhjetë kile.

E nxjerrin para një gjyqi “të sajuar nga idhujt” e së tashmes, jo aq për të

qenë në rregull me drejtësinë, se sa për të parë deri ku mund të arrijë forca e

këtij njeriu. E kësaj qënieje që ua jepte kotheren e vet bashkëvuajtësve, që

robtohej në punë bashkë me të tjerët dhe që kish hapur brenda ngrehinës së

burgut një zgavrojë drite, ku shumë vuajtës të rëndomtë takuan vetë Zotin

dhe u kthyen nëpër qelitë e tyre të rilindur.

Monsinjori ngulmon të mbrohet vetë, jo rastësisht pat studiuar edhe për

drejtësi. Në sallën e gjyqit ndodh krisja e gjuhës, ndarja e së njëjtës gjuhë në

dy të folme që e përjashtojnë njëra-tjetrën. Por vetëm njëra mbetet gjuhë,

teksa tjetra ngurtësohet duke shpëlarë edhe trurin nga i cili rrjedh. Përplasen

mesveti fjalë të panumurta që s’përshtaten me kurrgjë, shprehet ai.

Ndërhyjnë më pas jehonat që e trashin edhe më fort turbullirën.

Idhujt përdorin gjuhën e drunjtë, kurse Monsinjori gjuhën e Shpirtit. Kjo i

kthjellon të vërtetën mbi vazhdimësitë që sundojnë këtë botë. Ka një

vazhdimësi të perëndishme dhe një tjetër që nënkupton pushtet njerëzor. Si

të ishte helm i gatuar vetëm për të mpirë e gurëzuar shpirtin, kjo kalohet

dorë më dorë, nga brezi i etërve në brezin e bijve dhe të nipave. Është

vazhdimësi tokësore, kalimtare, dhe synon mbajtjen e pushtetit kryesisht

politik. Ajo nuk mbështetet në dhunti e traditë, por vetëm në biologji, duke

u stërmunduar të kopjojë strukturën e kahershme të lidhjeve të gjakut,

mbase edhe ngaqë në kohërat moderne shpesh vetëm gjaku i përbashkët

mund të bëhet dorëzanë për njëfarë mirëbesimi. Ky lloj vazhdimësie mbetet

shprehje e shpërfilljes ndaj Zotit, por ngulmon të shpikë prejardhje hyjnore,

duke sjellë tërthorazi shembuj nga fisnikëria e dikurshme. Idhtarët e saj

bëhen me kalimin e kohës ustallarë të vërtetë, duke përvetësuar stilin

hyjnor, mirpo duke e përdorur në kah të kundërt. Por asnjëherë përdorimi i

një stili nuk është edhe përdorim i Shpirtit që e ka krijuar. Idhujt harrojnë se

ndodhen para një princi të lindur, nga ata të hershmit, dhe mbase nuhatja e

282

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!