01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

që vazhdoj ta kem. Sporti asht shum i randësishëm edhe për shëndetin

mendor. I admiroj ata që arrijnë me i pajtue dy gjanat: ushtrimin mendor e

ate fizik. I lumtë Bruce Lee-s, atletit brilant të arteve marciale që kishte nji

bibliotekë prej 2500 librash, mes të cilëve edhe Kuranin.

Ç’ka ndryshuar tek ju gjatë qëndrimit tuaj në Itali? Çfarë do ndryshonit

në Shqipëri?

N’Itali ka ndryshue ma së shumti sensi im kritik. Jo look-u, jo mënyra e

jetesës aq sa mënyra e gjykimit. Tue njoftë shum njerzim e kam pranue ma

në fund se për gjithkend u dashka nji kut i veçantë. Mtesa ime asht tashma

kah e universalshmja. Në Shqipni do ndryshojshem standartin gjuhësor. Kjo

gjuhë letrare që mban vulën e shkencës staliniste asht nji krim estetik dhe

me vazhdue me e përdorë përban në rasën ma të mirë nji gabim estetik.

Jemi tue përdorë nji kartmonedhë fallco që e ka legjitimue veç përdorimi.

Çfarë ndjeni kur shkruani?

Kur shkruej nuk ndjej se po shkruej, por se po jetoj plotësisht; qenia ime

asht në komunikim me Qenien dhe ky kontakt derdhet në nji formë pozitive,

reale.

Sa libra keni botuar? Cili është i fundit?

Kam botue tre libra. Tepër! Po vazhdova kështu rrezikoj në nji të nesërme

me pas ma shum libra se lexues. I mbrami: Uniqueness – poezi. Nji sfidë e

re për mue, pse për herë të parë kam shkrue drejtpërsëdrejti në gjuhën e

Dantit. Asht nji sfidë kjo me italishten, që heret a vonë kam me e humbë,

por letërsia shqipe inshallah ka me fitue nji shkrimtar.

Cili është mesazhi që përcillni?

Nuk përcjell nji mesazh në trajtë formule, si puna e “live and let die”. E di

pse? Sepse shumica e njerzve i kanë “idetë” e qarta (zakonisht materialistat

i kanë idetë e qarta, e ky po që asht nji oksimor), pra s’kanë nevojë për

letërsinë; shumica e njerzve janë vetë të mirë e të bukur e s’kanë nevojë për

të mirën e të bukurën; kurse idealistat e mirë të cilëve nuk u mjafton bukuria

e vet, nuk kanë nevojë për mesazhe pse ata e kanë marrë mesazhin nga vetë

ndjeshmënia e tyne, para se ky me u kumtue.

Unë shpreh jo atë që ndjej, por mënyrën si ndjej. Nse të ndjemët tim i

intereson ndokujt, gëzohem; nse ky shkakton indiferencë, nuk mërzitem.

Asht nji punë që e kam zgjedhë vetë dhe mundohem me e ba me dashuni e

përkushtim.

182

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!