01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ndryshme. Një peshk i ndritshëm nis të rrëshqasë në të njëjtin kah me

poetin. Nuk kish ndonjë ngjyrë të caktuar dhe asnjë shënjë s’e dallonte nga

të tjerët, por diçka përtej arsyes dhe shqisat e mia, më thoshin se ky ishte

peshku, një krijesë që i përfaqësonte të gjithë peshqit, simboli zanafillor i

species apo i jetës në përgjithësi. Ky simbol e prin drejt hijes së një njeriu.

Ovidi dëshmon se tek përparonte drejt asaj hijeje, po e kuptoja që ishte e

bërë nga një dritë më e fuqishme se sa e rrezes dhe e bërthamës që më

rrethonte. Ajo dritë e përqendruar ia krijon trupin vetvetes, po mendoja: Ja,

më në fund. Mbërrita në skaj të udhëtimit tim të gjatë dhe po gatitesha të

zbrisja, tamam sikur ajo hije, desha të them dritë, të qënkej limani ku do të

gjeja gjithçka që pata kërkuar më kot deri atëhere. Ndoshta e kishte fjalën

tek Liria. Zbulon se, çuditërisht, dakët janë të lirë. Zamolksin e zgjedhin

vetë, nuk i detyron kurrkush. Vetë e zgjedhin truallin dhe gruan. Kjo lumturi

është e perëndishme. Dakët askush s’i ka detyruar të mërgojnë këtu, në këtë

trevë, të cilën ende s’e marr vesh, por që nuk e urrej më 24 . Libri i ri i tij do

të quhet „Pontiket”, nderim i përvuejtshëm për vendim tim të mërgimit 25 .

Afrimi tek Zoti ia zbulon sërish të fshehtën e Gjuhës. Kuvendon me

fshatarin Komozous dhe ky nuk beson se romakët flasin latinisht. Ç’është

ajo, latinishtja?! Në heshtje dhe në dyshim të shenjtë Komozousi i ngre një

himn gjuhës së shpirtit, gjuhës në rrafshin e dritës shpirtërore, jo si një

sistem mendimi të organizuar, por si një sistem ndjesie dhe mëshire që i

nënështrohet hyjnores. Si është e mundur që një fshatar, qoftë edhe nga një

vend tjetër, të flasë një gjuhë të ndryshme. Kafshët s’do të mund ta

kuptonin. Si ka mundësi që gjëra si toka, pema, zogu, të thirren ndryshe, kur

ato gjithkund janë të njëjta 26 ?!

Para se të lindej në mërgim, Ovidi kuvendon me një prift të mistershëm dak.

Të dhemb largësia që të ndan nga të dashurit, nga qielli dhe nga toka e

fëminisë, i thotë ky. Ta dish që një qiell i vetëm ndehet përmbi viset tona të

përgjakura dhe mërgimi të është dhënë vetëm si parapërgatitje. Mos rri i

trishtuar në Tomis dhe bëhu gati për jetën tjetër, të amëshuarën, të afërtën,

ku dhembja nuk njihet, sepse koha s’ka kuptim përveçse brenda caqeve të

dhembjes... ke për të qënë ose s’ke për të qënë fare. Ata që do të jenë nuk do

të njohin gjë tjetër përveç gëzimit, sepse do të gjenden në dritën e Zotit dhe

kjo dritë nuk është gjë tjetër veçse mirësi… Mendo që shpirti është fryti i

vetë mundimit tënd, që e ngjiz ditë për ditë me bëmat e tua të mira dhe që

shpirti është i pavdekshëm… Para se të vdesësh, do të mësosh edhe shumë

24 Po aty, f. 42.

25 Po aty, f. 44.

26 Po aty, f. 53.

24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!