01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ION MUREŞAN

(Rumani)

Poema për poezinë

Poet dhe eseist lindur në vitin 1955 në Vultureni. Ka mbaruar Fakultetin e

Histori-Filozofisë në Universitetin Babes-Bolyai të Kluzh-Napokës. Punoi

për shtatë vjet si mësues në një zonë të thellë, ku njohu përvojën e vetmisë.

Ka debutuar në vitin 1981 me vëllimin Libri i dimrit, pasuar nga Poema që

s’mund të kuptohet. Është i pranishëm në Antologjinë e poetëve të rinj

(1982), në Antologji e poezisë rumune nga fillimet deri sot (1998) dhe në

Antologjia e brezit ‘80”. Mjaft kritikë e cilësojnë si poetin më të madh

rumun të sotëm, një vetëdijë vazhdimisht e zgjuar, që sheh, gjatë ushtrimit

të kthjelltisë së plotë, shfaqjen qesharake dhe të çvlerësuar të jetës.

Mua në gjumë më ngrinë duart,

sepse në gjumë është shumë ftohtë.

Më zgjuan e m’i prenë.

Fli, zogth i mamit, fli!

Mua në gjumë më ngrinë këmbët,

sepse në gjumë është shumë ftohtë.

Më zgjuan e m’i prenë.

Fli, zogth i mamit, fli!

Mua në gjumë më ngriu zemra,

sepse në gjumë është shumë ftohtë.

Më zgjuan e ma shkulën.

Fli, zogth i mamit, fli!

Tani jam i vdekur.

S’do fle më kurrë.

Fli, zogth i mamit, fli!

Ninullë

64

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!